SHOWBIZ

Dita e Autizmit! Çrregullimet e spektrit autik te fëmijët

Çrregullime të spektrit autik tek fëmijët e vegjël sa vijnë e po shtohen.

Shifrat tregojnë se 1 në 38 fëmijë referuar CDC shfaq çrregullime të spektrit ndërkohë që vetëm para dy viteve kjo statistikë ishte 1 në 44 fëmijë. Mjekët logopedë të cilët merren me trajtimin e fëmijëve kanë një apel të fortë për nënat për t’i mbajtur larg ekranit të telefonit apo ipadit fëmijët e e vegjël, gjë e cila haset shumë shpesh që kur janë foshnje të vogla. Sipas tyre ekrani nuk është shkaktari por ndikon në shfaqjen e çrregullimeve të spektrit autik.

“Janë shtuar shumë. Por ne po i prashisim vetë. Ne po i krijojmë terren çrregullimeve të psketrit autik. Ça është çrregullimi autik? Mungesë komunikimi, qëndrimi vetëm, mungesë interesi për t’u socializuar. E theksoj ekrani nuk e shkakton por kur është i predispozuar, ekrani i zgjon këto çrregullime dhe i thellon”,  tha logopedi Spiro Sqellari.

Logopedi Saqellari sqaron se nuk kanë qenë  të shpeshta këto çrregullime në vitet 60-70 pasi ndryshe nga fëmijët e sotëm ata e gëzonin  fëmijërinë me lojëra. Ai thekson se gabimi më i madh që bëjnë nënat është kur ushqejnë fëmijët e duke i vendosur të shikojnë kukulla në telefon madje që kur janë foshnje fare të vogla apo kur u nevojitet kohë për vete i lenë fëmijët me celular në dorë.

Shenjat e para të çrregullimeve të spektrit autik mund të duken nga mosha 1 vjeç  deri kur foshnja mbush 18 muajsh. Por në Shqipëri fëmijët me çrregullime të spektrit diagnostikohen shumë vonë duke bërë që terapitë t’i fillojnë vonë çka vështirëson ecurinë e zhvillimit të tij.


Top Channel

Related posts

10 ushqimet më të pashëndetshme në botë

admin

Gruaja pretendon se është bija e aktorit Jack Nicholson dhe dëshiron ‘një marrëdhënie’ me të atin (fotot)

admin

Pas thashethemeve se është në pritje të ëmbël, reagon Bora Zemani

admin

Leave a Comment