AKTUALE

Dita botërore e autizmit/ Grubi: Thirrje ndërgjegjësuese për trajtimin e barabartë të personave autik

2 prilli shënohet si Dita Botërore e Autizmit, me këtë rast Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje për të shtuar kujdesin ndaj personave nga spektri autik.

Grubi ndër te tjera shton se këto persona duhet të gëzojnë trajtim të barabartë social, duke inkurajuar dhe punën profesionale që bëjnë qendrat për autizëm.

Statusi i plotë:

2 prilli është trokitje e përvjetshme në ndërgjegjen mbarënjerëzore për të qëndruar në përkahje të personave të prekur me spektrin e autizmit, një thirrje përkujtuese për të shtuar përkujdesin ndaj nevojave të tyre.
Le të shërbejë dita e sotme si shkëndijë vetëdijësimi për të bërë akoma më shumë për trajtimin e tyre të barabartë social, le të mbështesim fuqishëm në çdo hap prindërit e fëmijëve të prekur nga ky spektër dhe le të inkurajojmë punën profesionale dhe kruciale të qendrave për autizëm.

Banner

Related posts

Avokati ndërron jetë në Maqedoni, ishte duke pritur të fillojë seance gjyqësore

Gjyla Halili

SHGM: Institucionet duhet të kenë qasje jo selektive ndaj medias

Gjyla Halili

Bela: Ish-këshilltari i Gruevskit, Azir Aliu kryenegociatori i VLEN-it në selinë e VMRO-së!

Gjyla Halili

Leave a Comment