Valbona Mema flet në studion e S’e Luan Topi për humbjet e njerëzve më të dashur.
Mes emocioneve ajo ka rrëfyer dhimbjen pas vdekjes së motrës së parë dhe daljen e papritur nga shtëpia e “Big Brother VIP” pasi mësoi për gjendjen shëndetësore të motrës tjetër, që ndërroi jetë pak javë më parë.
Kujtimi për bashkëshortin e ndjerë emocionoi këngëtaren, e cila u shpreh se gjithë këto humbje e kanë bërë më të fortë dhe e kanë mësuar si të përballojë jetën.
“Do e përshkruaja veten me dy fjalë, e vërtetë dhe e dua fort jetën. Jeta ime është një libër sepse jam vendosur në shumë sfida e sprova, që më është dashur t’i sfidoj e të mbijetoj, sot një femër si një artiste dhe si një nënë. Kam pasur shumë humbje në familjen time dhe në gjysmën e zemrës time që është humbja e bashkëshortit. Por ajo do të ngelet gjithmonë një dhimbje dhe dua të jap një mesazh që femra është shumë e fortë e mund të përballojë gjithçka dhe unë e përballova. Jam falënderuese pafund për gjithë publikun që është në momentin që dola më kurajon e më dërgonin me mijëra mesazhe. Kam humbur dhe një tjetër motër tre vite më parë, nënë e Xhesika Polos. Xhesi është fëmija im i tretë sepse me humbjen e motrës, tezes i vjen era nënë, me karakteri e fortë që ka e ka përballuar më së miri edhe pse zemra e saj e din. Humbja e motrës ishte një prerje e një buzëqeshje se më jepte shumë jetë e kisha shoqe e kisha gjithçka, kurse me humbjen e motrës së dytë humba nënën për herë të dytë. Motra na ka rritur është bërë dhe nënë dhe babë kur kemi qenë të vegjël, nuk u martua kurrë por të paktën i kam bërë hysmet deri në ditën e fundit të jetës dhe i jam falënderuese për të gjithë sakrificat që ka bërë për ne të gjithë. Forcën e gjej tek ato gjëra që më jep jeta, jam njeri i ngjyrave”- tha Valbona Mema.
Top Channel