Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në Samitin e Buchas, një vit pas ngjarjeve mizore në këtë zonë të Ukrainës.
Shqipëria si bashkëpenmbajtëse për Ukrainën së bashku me SHBA në Këshillin e Sigurimit, bashkohet sot plotësisht me Deklaratën e Buchas për të evidentuar përgjegjësinë për krimet më të rënda sipas ligjit ndërkombëtar të kryera në territorin e Ukrainës, për të kërkuar vënien para përgjegjësisë të Federatës Ruse.
Xhaçka u shpreh se pamjet e rënda nga Bucha i kujtojnë Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën, dy vende të cilat u përballën me vrasje masive nga forcat serbe.
“Ka kaluar një vit që nga dita që bota u trondit nga pamjet e para të Buchas. E mbaj mend shumë mirë dhimbjen dhe zemërimin, por zemërimin që ndjeva kur pashë ato pamje, mendoj se si shumë njerëz atë tjerë në botë, unë kisha jetuar me iluzionin se sa do Rusia të kishte sulmuar në mënyrë kriminale, nuk do të arrinte në këtë nivel brutaliteti, më kujtoi imazhet e rënda shumë të ngjashme që vinin nga rajoni im, Ballkani Perëndimor, nga Bosnja dhe Hercegovina dhe nga Kosova, nga një luftë që shpresonim të ishte e fundit në Evropë. Fatkeqësisht Bucha ishte vetëm fillimi, në muajt që lufta ka filluar, jemi bërë dëshmitarë të krimeve të pakuptueshme të kryera nga forcat ruse. Vrasje, tortura, rrëmbime, rrënime qytetesh, përdhunime. Ne jemi bërë dëshmitarë të veprimeve të një shteti që pretendon se po lufton nazizmin në Ukrainë”, tha Xhaçka.
Top Channel