AKTUALE

HYDAJET HYSENI ËSHTË KRYEPERSONAZHI I PRILLIT TË VITIT 1981

Hydajet Hysenit në sheshin qendrorë të Kryeqytetit të Kosovës në Prishtinë, ka mbajtur fjalimin më të madh historik!

Hydajet Hyseni më 1 Prill 1981, duke filluar nga ora 18:00 deri aty kah ora 19:10 min kur i është afruar shoku e bashkëveprimtari i tij ngushtë, atdhetari e veprimtari i madh i çështjes kombëtare e i luftës për liri e çlirim nga Serbia pushtuese Bejtullah Tahiri, dhe e ka terhequr për ta zbritur nga bliri, është ylli i tribunës së madhe e të lavdishme të kombit!

Hydajet Hyseni Sekretari Organizativ i GMLK-se, në qendrën kryesore të kryeqendrës së Kosovës në Prishtinë, fiks përballë Selisë Qendrore të Komitetit Krahinorë të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë për Kosovën, ka mbajtur orën e Tij më të madhe të historisë së kombit!

Hydajet Hyseni, biri i lavdishëm i popullit, Atdheut dhe Kombit tonë, është emri i madh dhe më i dëgjuar në tokën e qiellin arbërore, është dhe mbetet në tërë botën demokratike përparimtare shqiptare por edhe te ajo proserbe e proruse dhe armike e popullit tonë, kryeikona lavdimadhe e vitit 1981!

Hydajet Hyseni, shqiptari legjendr, më 1 Prill 1981, mbajti fjalim për shekuj e për mijëvjeqarët e ardhshëm të historisë së popullit tonë!

Hydajet Hyseni më 1 Prill 1981 u tregua udhëheqësi më i madh dhe më i pakompromis për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi!

Hydajet Hysenit kurrë nuk iu pa fotoja në gjykatore edhe pse u denua me 15 vite burg, por iu pa dhe do ta ketë pergjithmonë foton historike që askush se ka dhe nuk ka për ta pasur, atë me Megfon!

Hydajet Hyseni, me fjalimin e tij që e ka mbajtur më 1 Prill 1981, duke qenë ilegali më i madh shqiptar dhe më i kërkuari nga UDB e ish-jugosllavisë, u shëndrrua në kryepersonazhin më të madh historik dhe me fjalimin e Tij më të madh për oratorinë politiko-patriotike të popullit shqiptar!

Mitingjet popullore, ato antiserbe, të cilat shkuan duke u rritur e duke u bërë uragan i pandalshëm, që përfunduan me pushkët dhe bombat, me flakën e luftës për liri të UÇK-së, e kanë njërën prej zanafillave të mëdha, atë te fjalimi epokal e historik i udhëheqësit të madh e patriotit sypatrembur të Anamoravës e të gjithë popullit shqiptar Hydajet Hyseni!

Hydajet Hyseni me fjalimin e Tij dëshmon se, se nuk mbahet mend që para datës 1 Prill 1981, dikush, cilido qofte ai, të ketë mbajtur fjalim politik kombëtar, të nivelit të lartë e të goditjes direkte, para turmave të ndryshme në asnji vend në Kosovë dhe viset e banuara me popullatë shqiptare në ish-jugosllavi!

Hydajet Hyseni, me fjalimin e Tij në sheshin kryesor të qytetit të Prishtinës, këtij qyteti Hero, që është Kryeqytet i Kosvës së pavarur e të çliruar nga Serbia pushtuese, jo vetëm është i vetmi dhe ska tjetër të tillë të ngjashëm në vitin 1981, por mbetet i paarritshëm në tërë historikun e fjalimeve liridashëse të udhëheqësve patriot e atdhetar, karizmatik të popullit tonë!

Fjalimi historik i Hydajet Hysenit për fat të keq, është i panjohur për opinionin, sepse kurrë nuk është botuar as i pjesëshëm, por as i plotë, as nuk është dhënë në video, as nuk është transmetuar nga ndonjë television kombëtar apo ndërkombëtar, as në kohën e ish-jugosllavisë, as pas luftës së UÇK-së!…

Hydajet Hyseni është i vetmi në tërë Federatën e ish-Jugosllavisë, është i vetmi në të gjitha Republikat dhe Krahinat e sajë, sepse kurrë deri më atëherë, nuk kishte ndodhur, që në ngjarjet e mëdha të tubimeve me pjesmarrje të madhe e masive të popullit, të dilte dikush në ballë të tyre dhe të mbante fjalim anti-jugosllav, kundër shtypjes e kundër shfrytëzimit e për të drejtat të një populli, siç ishte rasti me popullin shqiptar të Kosovës!

Hydajet Hyseni, udhëheqjen shoviniste dhe antishqiptare të jugosllavisë, e kishte tmerruar me fjalimin e Tij, kur ishte shfaqur si Ante më 1 Prill 1981!

Hydajet Hyseni me zërin e Tij prej kreshniku e dragoi shqiptar, qau mes për mes errsirën e natës së zezë mbi Kosovë dhe ngjitej lartë në qiell të Atdhut tonë, zëri i Udhëheqësit të madh e legjendarit të pathyeshëm Hydajet Hyseni!

Hydajet Hyseni, u bë dëshmia e gjallë se djalë të tillë deri në ato momente nuk kishte pasur populli ynë, që i dilte zot Atdheut dhe e dëgjon orën e Tij i gjithë Kombi!

Hydajet Hyseni, me fjalimin e Tij titanik, në tërë ish-Jugosllavinë, nga Trigllavi e deri në Gjevgjeli, nga Sllovenia deri në Maqedoninë e Veriut, e kishte detyruar tërë udhëheqjen antishqiptare për ta degjuar fjalimin e Tij si udhëheqësi më i madh shqiptar i demostratës së 1 Prillit 1981!

Hydajet Hyseni, me fjalimin e Tij, i kishte tmerruar klyshët e Titos, shqiptarët e shitur si Fadil Hoxhën, Mahmut Bakallin, Azem Vllasin e të tjerë më të parëndësishëm se ata, te pushtuesit serb, malazes, maqedon, kroat, slloven

Hydajet Hyseni, i kishte bindur përfundimisht armiqt e popullit shqiptar, brenda e jashtë Jugosllavisë dhe kudo nëpër kontinente, dhe e shihnin qartë se Kosova kishte zot bijtë e saj, të cilët e mbronin dhe e drejtonin me guxim e heroizëm të pashembullt!

Ushtria Çlirimtare e Kosovës,UÇPMB dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare, e bënë realitet ëndrrën e madhe të mijëra, qindra e miliona shqiptarëve!

Gjaku i derdhur për liri, u bë dritë e diell për të ardhmen e lirë dhe të pavarur të Kosovës!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 1 Prill 2023!

Related posts

Prokuroria i bën thirrje politikanëve të mos e keqpërdorin “Feniksin”, japin detaje nga hetimi i rastit!

admin

Dita Botërore e të Moshuarve

Gjyla Halili

Inceneratori i Elbasanit/ Dëshmojnë Lefter Koka dhe Alqi Bllako, ish ministri: Procesi i montuar politikisht, akuzat ndaj meje të paprovuara

admin

Leave a Comment