Efi Dhedhes e ftuar në emisionin ‘Më Lër të Flas’ me Donald dhe Romeo Veshaj, foli për marrdhënien me Kiarën, pas daljes së saj nga shtëpia e Big Brother.
Dy ish-konkurrentet, të cilat e konsideronin veten mike të ngushta së bashku me Luizin dhe i kishin vendosur emër grupit të tyre “LEK”, zbuloi se nuk kishte folur me Kiarën, pas daljes së saj.
“Nuk kemi folur akoma dhe unë e kuptoj shumë mirë. Mua mu desh shumë kohë për të takuar miqtë e mi”, tha Efi.
Donaldi: “Ti e ke mbështetur pafund Luizin ndryshe nga Kiarën, Si është situata?”
Efi: “Ne nuk jemi zënë. Edhe titujt e portaleve janë ‘sulmon’; ‘i vihet kundër’, unë nuk jam vënë kundër askujt, unë thjesht kam shprehur opinionin tim ashtu siç kam bërë gjithmonë.”
“Në ato lloj rasti nuk është se hodha poshtë Kiarën, u trajtua një çështje shumë delikate…”, tha ajo.
“Në ato moment ashtu siç u tregua, unë nuk e fajësoj pse u mërzit, pasi nuk arriti të kuptonte pse, nuk arriti të kuptonte pse unë po e bëja atë video, tani jashtë nuk jemi sqaruar, sepse e kuptoj shumë mirë kjo dalja pas Big-ut është shumë e ngarkuar”, tha Efi pas videos në të cilën foli për një nga situatat e Luiz-Kiara. Një pjesë e videos iu tregua Kiarës, si pjesë e avantazhit të saj në lojë, por nuk u prit mirë prej saj.
Top Channel