SHQIPËRI

“U cenua siguria kombëtare”/ Paratë ruse për Kryemadhin, Balla: Të hetohen faktet e nxjerra nga Top Channel

Dokumentet e publikuara të enjten nga Top Channel tregojnë se ish kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka marrë pagesa të dyshimta nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës të lidhur me Vladimir Putin.

Gjithashtu ka bërë pagesa në kompanitë nga llogari bankare të padeklaruara. Më 15 shkurt 2017, Kryemadhi mori një pagesë prej 5,350 euro nga kompania Holdem. Ndërsa një vit më pas në 23 maj të vitit 2018 një tjetër pagesë prej 13,500 euro po nga Holdem.

Transfertat janë në shuma të vogla, por ato tregojnë se janë fshehur llogari bankare në banka në Zvicër dhe aksione në kompanitë off shore.

Kryeministri Edi Rama bëri këtë koment për këto pagesa në adresë të zonjës Kryemadhi.

 Rama: Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë! Po ato konto bankare offshor çfarë janë vallë se këtyre u mbinë në gojë offshoret, po i paskan pasur të tyret shejtanët e shejtanet.

Ky zhvillim, thotë kryeministri nuk duhet të mbetet thjesht si afera e radhës me para ruse e denoncuar.

Rama: Verifikimi ligjor i atyre letrave të pista dalë në mexhelis në ekranet e mëdha kombëtare është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde, siç punojnë altoparlantët e llojllojshëm të lukunisë kinse opozitare që për këto tmerre as nuk bëzajnë fare.

Për këto fakte të publikuara nga Top Channel foli edhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

 Taulant Balla tha këtë përkufizim se çfarë tregojnë këto para ruse në drejtim të një politikaneje shqiptare.

 Balla: Rreth 5 vite më parë kam dalë në mënyrë të rregullt para jush për një  çështje që ka të bëjë me sigurinë kombëtare, edhe Shqipëria ka qenë vulnerabël dhe ka qenë target i financimeve nga kompani guackë, off shore të cilat financonin parti politike apo le të themi politikanë të caktuar. Ajo që ka zbuluar dje Top Channel ose ka vijuar, por e djeshmja është një panoramë e plotë është skema e mirëfilltë e përdorur nga Kremlini që përmes oligarkëve, biznesmenëve të fondeve nga bordorotë e Putinit të kenë financuar parti politike apo politikanë të caktuar në Evropë, një rast është zbuluar në Itali, Austri edhe në vende të rajonit të vendit tonë apo vende të ish bllokut komunist. Kjo është lidhja me politikanë për të dëmtuar demokracinë dhe për të krijuar një front pro rus në këto vende. Tek dokumentet e publikuara në Top Channel, unë mendoj vetë, që në orën 8 të mëngjesit duhej të kishte dalë dhe t’i sqaronte këto çështje. Si ka mundësi që gjendesh në dokumente të tilla? Kur je përfitues dividenti je aksioner, por me kë aty, dalin emrat dhe media juaj ka thënë është ky, është ky, që janë të njohur se i ke nëpër listat e zeza të Amerikës për shkak të sanksioneve prej Ukrainës. Në deklarojmë çdo llogari bankare brenda dhe jashtë vendit. Në cilin vend të Evropës do të dilte një politikan i këtij niveli dhe si bashkëshorte e presidentit të Republikës kur ka një llogari në off shore. Ju mbani mend që doli Panama Papers se ç’tërmet shkaktoi vetëm të qenit emri i një politikani, dhe shumica e politikanëve dhanë dorëheqjen dhe organet ligjzbatuese nisën menjëherë hetimet, në rastin tonë Prokuroria. A është prekur siguria kombëtare në këtë rast? Unë mendoj që po. Kur je në shoqëri tregtare ku marrin pjesë politikanë të lidhur me Putin, kjo është e rëndë.

I pari i grupit parlamentar socialist ishte ndër të parët politikanë shqiptarë që dënoi sulmin ndaj Top Channel e deklaruar se nuk kemi të bëjmë thjesht me një vepër kriminale por më shumë.

 Balla: E kam dënuar sulmin kundër TCH. Kam besim se një hetim, duke përdorur të gjitha metodat dhe instrumentet të na çojë në identifikimin e tyre. E bën detyrën shumë mirë çdo ditë Çuçi.

Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit/ Dosja që tregon pagesat nga kompanitë e njerëzve të Vladimir Putinit


Top Channel

Related posts

E vrau dhe e groposi tetëvjeçarin, Klodian Çalamani nga Fieri dënohet me burgim të përjetshëm

admin

Dy pushues nga Kosova rrezikojnë mbytjen në Shëngjin, një 30-vjeçare në gjendje të rëndë

admin

Rama i vendosur kundër Kurtit: Shqipëria nuk zhvendoset nga boshti i bashkësisë euroatlantike, as për Kosovën

admin

Leave a Comment