AKTUALE

Kovaçevski – Bërnabiq: Serbia do të përfshihet drejt interkonektorit Maqedoni e Veriut – Greqi

Takimet e sotme në Beograd janë konfirmim i fuqishëm për bashkëpunimin i cili është në nivelin më të lartë mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë prej kur u bëmë shtete të pavarura. Marrëdhëniet dypalëshe janë pa çështje të hapura, ndërsa bashkëpunimi është i gjithanshëm, theksoi sot në konferencë për media kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili është për vizitë zyrtare në Beograd.

Kovaçevski dërgoi porosi se kemi vullnet të fuqishëm politik që të vazhdojmë në kultivimin dhe thellimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit në të gjitha sferat.

“Trasuam rrugën për nisma të reja dhe për bashkëpunim të shkëlqyer në të ardhmen”, tha Kovaçevski, duke theksuar rëndësinë e nismës “Ballkani i Hapur” dhe përfitimet të cilat qytetarët dhe ekonomia i kanë nga kjo nismë.

Në Beograd sot janë nënshkruar edhe memorandume për bashkëpunim në sferën e minierave dhe energjetikës, si dhe për qarkullim më të mirë të njerëzve dhe mallrave dhe sistem elektronik për pikëpagesat. 

Memorandumi për bashkëpunim në pjesën e energjetikës ka të bëjë me interkonektorin e gazit që do të ndërtohet mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe në të cilin, sipas paralajmërimeve të sotme, do të përfshihet edhe Serbia.

Nisma “Ballkani i Hapur”, sipas kryeministres serbe, ka kontribut në përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike dhe politike mes shteteve, ndërsa përmirësimet ekonomike janë pasojë direkte e kësaj nisme.

Gjatë muajit të ardhshëm duhet të harmonizohet edhe termini për mbledhjen e tretë të përbashkët të të dyja qeverive që do të mbahet në Serbi.

Bërnabiq theksoi se Serbia e mbështet intergrimin  evropian të Maqedonisë. Paralajmëroi se më 5 prill do të nënshkruhet memorandumi i plotësuar për bashkëpunim në integrimet evropiane mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Vizitën zyrtare në Beograd, Kovaçevski e filloi me takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në të cilin është vlerësuar se marrëdhëniet dypalëshe mes të dy shteteve karakterizohen me dialog politik dinamik në nivel të lartë, bashkëpunim ekonomik dhe shkëmbim tregtar. Kovaçevski dhe Vuçiq biseduan edhe për nismat rajonale të cilat janë mundësi për perspektiva dhe avancim edhe më të madh të bashkëpunimit të ndërsjellë. 

Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia, të cilat janë pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”, të dielën do të prezantohen në tendën e përbashkët në panairin më të madh të verës në Itali. 

Related posts

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe BNJVL nënshkruan Memorandum bashkëpunimi, Ganiu: Akt historik sepse ndodh pas 21 vitesh

Gjyla Halili

Besimi: Vendimi për shtyrjen e euroobligacionit është në koordinim me bankat dhe investitorët, nuk ka kosto shtesë

admin

Osmani për Dialogun Strategjik: Parashihet heqja e vizave me SHBA

Gjyla Halili

Leave a Comment