SHOWBIZ

Dita e Buzëqeshjes/ Fëmijët në Lezhë gjallërojnë qytetin, shpërndajnë pozitivitet te qytetarët

Banner

Një buzëqeshje, lule, muzikë dhe një pergamenë që do ju kujtojnë vazhdimisht sa e rëndësishme është të buzëqeshësh.

Këto janë masazhet e përcjella sot për shumë qytetarë lezhjanë nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Besëlidhja” në Ditën Ndërkombëtare të Buzëqeshjes. Për nxënësit dhe mësuesit, kjo është një mënyrë simbolike, për të transmetuar momente të gëzueshme për çdo qytetar që është takuar sot me këta nxënës.

“Ditën e Buzëqeshjes, e kemi në sinkron me Ditën e Librit për Fëmijë. Kush mund të dhurojë buzëqeshje më mirë se këta fëmijë. Është ditë e bukur. Le ta shijojmë të gjithë dhe buzëqeshjet tona të shpërndahen anembanë qytetit”, u shpreh mësuesja Lulzime Celami.

“Sot është një ditë shumë e bukur. Ne jemi dy klasa që jemi mbledhur për ta mbushur qytetin me sa më shumë buzëqeshje. Shpresojmë t’ia kalojmë sa më bukur”, thotë një nga fëmijët.

Ky 31 mars ishte një ditë ndryshe për shumë qytetarë, të cilët harruan pak nga përditshmëria e tyre dhe buzëqeshën nga dashuria që këta nxënës përcollën tek ata.

Për të nëntin vit Dita e Buzëqeshjes në Lezhë tashmë është kthyer në traditë dhe ditë feste, ndërsa mesazhet janë shpërndarë nga fëmijët në çdo cep të qytetit, duke u siguruar që çdo qytetar, qoftë dhe për një moment të buzëqeshë.


Top Channel

Banner

Related posts

Vdiq legjenda e muzikës Tina Turner

admin

Vdes në moshën 18 vjeçare modelja e njohur e TikTok, Kara Santorelli (fotot)

admin

Disa metoda natyrale për të shpëtuar nga mushkonjat

admin

Leave a Comment