AKTUALE

Pendarovski: E pahijshme rritja e pagave në kohë krize, të gjendet zgjidhje

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese me të cilin shfuqizohen dispozitat nga Ligji për paga dhe kompensime të tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë, i bëri thirrje Qeverisë që të gjendet zgjidhje ligjore me të cilën do të rregullohet çështja përmes uljes së pikave.

Vlerësoj se është e pahijshme që në kohë të krizës ekonomike të rriten pagat të cilat paguhen nga buxheti i shtetit”, deklaroi për MIA-n presidenti Pendarovski.

Me vendim të Gjykatës Kushtetuese më 21 mars janë shfuqizuar neni 4 i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për paga dhe kompensime të tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 97 /2010) dhe neni 1 nga Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për paga dhe kompensime të tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 139/2014).

Siç informuan nga Gjykata Kushtetuese, me dispozitën e parë të shfuqizuar është vërtetuar se baza për llogaritjen e pagës së personave të zgjedhur dhe të emëruar zbatohet nga janari i vitit 2012 dhe është në shumë prej 25.726 denarë, ndërsa me dispozitën e dytë të shfuqizuar është paraparë që pagat e të zgjedhurve në vitin 2014 të rriten me 4 për qind duke filluar me pagesën e pagave në vitin 2014.

Gjykata Kushtetuese vlerëson se në këtë rast ka dyanshmëri në rregullimin e çështjes së bazës së pagës së personave të zgjedhur dhe të emëruar, gjë që paraqet mospërputhje në rregullimin ligjor të kësaj çështje. Gjykata konstatoi se ekzistojnë njëkohësisht dy norma, përkatësisht dy rregulla ligjore për përcaktimin e pagës bazë të përfshira në të njëjtin ligj, përkatësisht një është neni 11 i ligjit, sipas të cilit, baza përcaktohet sipas pagës mesatare të realizuar në vitin paraprak të përcaktuar nga Enti Shtetëror i Statistikave, ndërsa rregulli i dytë është dispozita e kontestuar nga neni 4, në të cilën baza është vendosur në shumën fikse prej 25,726 dhe e cila, me rregullimin prej 4 për qind (parashikuar nga dispozita e dytë kontestuese), është 26.755.000 denarë, që në fakt është baza që aktualisht është në fuqi, përkatësisht zbatimi.

Për shkak të kësaj, Gjykata vlerësoi se dispozitat e shfuqizuara nuk janë në përputhje me nenin 8 paragrafi 1 alinea 3 të Kushtetutës, sipas të cilës sundimi i drejtësisë është vlerë themelore e rendit kushtetues.

Related posts

DW: Maqedoni e Veriut futet në kaos me dokumentet personale

Gjyla Halili

Duda Balje selam Kurtit: Jam kundër, nuk e ndryshoj qëndrimin për Kodin Civil

Gjyla Halili

Kryetari i Çairit Visar Ganiu me Presidentin Pendarovski në një manifestim arsimor

admin

Leave a Comment