Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me financimet dhe pagesat e dyshimta të Monika Kryemadhit nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës.
Balla shprehet se përfshirja e një prej politikanëve të vendit tonë në financime ruse prek sigurinë kombëtare, ndërsa thekson se Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet.
Kryemadhi duhej të kishte dalë që në mëngjes dhe të sqaronte këtë çështje, sipas socialistit, i cili shton se përfshirja e politikanëve në lidhje me oligarkë rusë është skemë e mirëfilltë e përdorur nga Kremlini për të krijuar një front pro rus në këto vende.
Balla: Rreth 5 vite më parë kam dalë në mënyrë të rregullt para jush për një çështje që ka të bëjë me sigurinë kombëtare, edhe Shqipëria ka qenë vulnerabël dhe ka qenë target i financimeve nga kompani guackë, off shore të cilat financonin parti politike apo le të themi politikanë të caktuar. Ajo që ka zbuluar dje Top Channel ose ka vijuar, por e djeshmja është një panoramë e plotë është skema e mirëfilltë e përdorur nga Kremlini që përmes oligarkëve, biznesmenëve të fondeve nga bordorotë e Putinit të kenë financuar parti politike apo politikanë të caktuar në Evropë, një rast është zbuluar në Itali, Austri edhe në vende të rajonit të vendit tonë apo vende të ish bllokut komunist. Kjo është lidhja me politikanë për të dëmtuar demokracinë dhe për të krijuar një front pro rus në këto vende. Tek dokumentet e publikuara në Top Channel, unë mendoj vetë, që në orën 8 të mëngjesit duhej të kishte dalë dhe t’i sqaronte këto çështje. Si ka mundësi që gjendesh në dokumente të tilla? Kur je përfitues dividenti je aksioner, por me kë aty, dalin emrat dhe media juaj ka thënë është ky, është ky, që janë të njohur se i ke nëpër listat e zeza të Amerikës për shkak të sanksioneve prej Ukrainës. Në deklarojmë çdo llogari bankare brenda dhe jashtë vendit. Në cilin vend të Evropës do të dilte një politikan i këtij niveli dhe si bashkëshorte e presidentit të Republikës kur ka një llogari në off shore. Ju mbani mend që doli Panama Papers se ç’tërmet shkaktoi vetëm të qenit emri i një politikani, dhe shumica e politikanëve dhanë dorëheqjen dhe organet ligjzbatuese nisën menjëherë hetimet, në rastin tonë Prokuroria. A është prekur siguria kombëtare në këtë rast? Unë mendoj që po. Kur je në shoqëri tregtare ku marrin pjesë politikanë të lidhur me Putin, kjo është e rëndë.
Në adresën zyrtare të Top Channel, ka mbërritur prej disa ditësh një e mail me të dhëna sensitive, të cilat tregojnë detajet dhe provat e lidhjeve ruse, të Kryemadhit me kompanitë që janë denoncuar si sponsorë të partisë së Vladimir Putinit në Rusi.
Dosja përmban fakte të pagesave të dyshimta, të bëra dhe të marra nga Monika Kryemadhi. Faktet e zbuluara tregojnë se në vitin 2017, Kryemadhi ka bërë dhe ka marrë këto pagesa të dyshimta nga llogaria e saj bankare offshore për kompanitë e kontrolluara nga biznesmenët rusë të naftës.
Top Channel