SHOWBIZ

Dafina Zeqiri lajmëron projektin e ri muzikor në një mënyrë shumë të veçantë

Banner

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë të veçanta.

Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Dafina ka lajmëruar se së shpejti do të publikoj albumin e saj, i cili do të titullohet “Unë Jam Ajo”.

E vetëm pak më parë ka postuar një video në Tik Tok duke na treguar pak nga kënga e re, e cila do të titullohet “Harroj” e duket se ndjekësit janë “dashuruar” ende pa u publikuar.

Artistja jo pak herë ka treguar se nuk ka raporte të mira me disa nga personazhet e tjerë të showbiz-it, përmendim këtu ish- bashkëpunëtorin e saj Ron Zaitin e së fundmi dhe Era Istrefin. Mesa duket diçka ka ndodhur mes saj dhe një tjetër këngëtareje, bëhet fjalë pikërisht për Melinda Ademin.

Dy bukuroshet komentonin në postimet e njëra-tjetrës me fjalë shumë të ëmbla, por duket se diçka ka krisur raportin mes tyre, thënë kjo pasi vajzat nuk ndiqen më në Instagram.


Top Channel

Banner

Related posts

Çfarë duhet të bëni kur vuani nga tensioni i ulët?

admin

Çmimi ‘i kripur’ i biletave për finalen e ‘Big Brother VIP’

admin

Kanceri kolorektal tek të rinjtë në rritje globalisht: Cila mund të jetë arsyeja?

admin

Leave a Comment