SHQIPËRI

Debati për rritjen e pagave/ Kreu i KQZ: Ndalimi është për zgjedhjet e përgjithshme

Banner

Premtimi publik i Edi Ramës në prag të zgjedhjeve lokale, se do të rrisë pagat dhe pensionet trazoi ujërat dhe ngjalli polemika nëse ky zotim i Kryeministrit bie ndesh me Kodin Zgjedhor.

Komisioneri Celibashi e konsideron të rregullt synimin e qeverisë për sa kohë ligji zgjedhor nuk e ndalon një gjë të tillë për zgjedhjet vendore por vetëm për ato politike.

“Nuk kemi vendimmarrje, por deklarime dhe ne nuk vlerësojmë deklarimet. Nëse është një gjë e parashikuar në ligj duhet respektuar. Ka përcaktim të qartë Kodi Zgjedhor, ndalimi ekziston për akte të qeverisë për rastin e zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, periudhe para krijimit të qeverise se re”, tha Celibashi.

Krahas denoncimeve për  përdorimi e burimeve shtetërore  dhe fondeve publike për fushatë zgjedhore, në Komisonin Qëndror të Zgjedhjeve ka mbërritur edhe ankesa e demokratëve që ka në zotërim logon zyrtare te partisë për  përdorimin e simboleve të tyre nga Partia e Lirisë.

“Nëse verifikohet një rast i tillë subjekti që nuk ka të drejtë të përdorë logon dhe inicialet e një  partie tjetër nuk ka të drejtë ti përdorë dhe do ti ndalohet”, u shpreh Celibashi.

As komisoneri nuk ishte gati të jepte një numër të saktë të kandidatëve që do paraqiten në fletën e votimit me siglën e PD-së zyrtare, ndërsa njoftoi se po pret të dhënat nga KZAZ.


Top Channel

Banner

Related posts

Jeni kurioz? Del FOTO, kështu dukej Grida Duma si nuse

admin

Rritja e pagave të mësuesve/ Rama: Baza për arsimtarëve të gjimnazit do të jetë mbi 100 mijë lekë

admin

Politika shqiptare uron Pavarësinë e Kosovës

admin

Leave a Comment