AKTUALE

Memet Zhaku: Inkurajim i iniciativave për një të ardhme progresive ku paqja do të jetë kryefjala

Përfaqësuesi Special i Kryesuesit të OSBE-së për të rinjtë, Memet Zhaku, ka theksuar se është shpalosur programin e punës gjatë kryesimit të OSBE-së për 2023.

Bashkë me Misionin nga Maqedonia e Veriut në Vjenë, jam i bindur se do përcjell mesazhe të fuqishme për bashkëpunim mes te rinjve ka cekur Zhaku, dhe ka shtuar inkurajimin e shumë iniciativave për një të ardhme progresive ku paqja do të jetë kryefjala.

Postimi i plotë i Zhakut:

Ne rolin e ri si Perfaqesues Special i Kryesuesit te OSBE per te rinjte, pata knaqesine te shpalos programin e punes gjate Kryesimit te OSBE 2023. Nga takimet, pranova jo vetem mirenjohje por dhe nje mbeshtetje te jashtezakonshme nga korpusi i Ambasadoreve ne OSBE si dhe nga Strukturat e Institucioneve te kesaj organizate gjigande! Perserita thirrjen e Kryesuesit #BujarOsmani per ndalim te menjehershem te agresionit rus, sepse kjo lufte po demton ardhmerine e te rinjve kudo ne bote …
Bashke me Misionin nga Maqedonia e Veriut ne Vjene, jam i bindur se do percjell mesazhe te fuqishme per bashkepunim mes te rinjve dhe inkurajimin e shume iniciativave per nje te ardhme progresive ku paqja do te jete kryefjala. #It’sAboutPeople

Banner

Related posts

Grubi: Ali Ahmeti e mban fjalën!

Gjyla Halili

LSDM: Ministrat e VMRO-DPMNE-së kanë harxhuar 30 mijë euro për ushqime luksoze për vetëm 4 muaj

Gjyla Halili

Kamata për minusin e lejuar u rrit me 2.75%: “Shtrëngimi i politikës monetare është sinjal i qartë”

admin

Leave a Comment