Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot mbykëqyri aktivitetet ndërtimore të objektit të ri shkollor në lagjen Vizbegë, i cili ndërtohet me mjete nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe në përputhje me atë që është parapar duhet të përfundoj deri në fillim të vitit të ri shkollor.
– Vitin e kaluar shënuam fillimin e ndërtimit, ndërsa sot jemi këtu për të parë se si po ecin punët ndërtimore. Nga realizuesi kemi marrë garancjon se objekti do të përfundojë në afatin e paraparë, pas së cilës do të pajiset me inventar shkollor dhe mjete konkrete, deklaroi Shaqiri.
Investimi në infrastrukturën arsimore, potencoi Ministri, edhe më tej do të vazhdojë të jetë një nga prioritetet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës përshkak se është një nga kushtet për mësimdhënie dhe edukim cilësor të të rinjve.
“Јemi maksimalisht të përkushtuar për të gjitha komunat, në të gjitha mjediset rurale dhe urbane ku ka nevojë për investime, sepse të gjithë nxënësit janë të barabartë edhe të njejtë dhe meritojnë arsim cilësor, shtoi Shaqiri, duke falënderuar të gjithë për përfshirjen që i mbështesin përpjekjet për ndërtimin e infrastrukturës të mirë arsimore dhe të cilët ndajnë vizionin për sistemin arsimor nacional cilësor.
Për këtë investim janë ndar mjete nga buxheti i MASH në vlerë prej 107 milionë denarë.