SHOWBIZ

Shënojnë rekord historik fluturimet me avion privat në Europë

Banner

Së fundmi sipas një analize të publikuar nga Greenpeace, numri i fluturimeve me avion privat në Europë vitin e kaluar u rrit me 64% duke shënuar një rekord prej 572,806.

Më shumë se 55% e fluturimeve me avion privat në Europë vitin e kaluar ishin udhëtime të shkurtra nën 750 kilometra duke vënë në dukje se këto ishin udhëtime që mund të ishin kryer me tren ose traget.

Klara Maria Schenk, aktiviste e transportit për fushatën e “Greenpeace Mobility for All” tha se:

“Rritja alarmante e fluturimeve me avion privat është krejtësisht në kundërshtim me të gjithë shkencën e klimës që na ka udhëzuar të ulim menjëherë emetimet e CO2 në mënyrë që të shmangim katastrofën totale”.

Analiza zbuloi se vendet me më shumë fluturime me avion privat në Europë vitin e kaluar ishin Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania.

Destinacionet më të njohura për fluturimet me avion privat në Europë në vitin 2022 ishin qyteti i Rivierës Franceze i Nicës, kryeqyteti francez i Parisit dhe qyteti i dytë më i populluar i Zvicrës, Gjeneva.

Rikujtojmë, se shumë prej të famshmëve po kritikohen për udhëtimet që ata realizojnë me avionë privatë luksoz, duke qenë se janë ndër figurat më të zëshme për sa i përket problemeve të ngrohjes globale apo emetimeve të karbonit.

Biznesmenia miliardere Kylie Jenner është përballur me një lumë kritikash për vendimin e saj për të udhëtuar me avionin e saj privat në një fluturim që zgjati vetëm 17 minuta.


Top Channel

Banner

Related posts

Çfarë shkakton në organizëm dhe kush nuk duhet të konsumojë kafe turke

admin

Ekziston një vijë ideologjike në VMRO që mbështet ndryshimet

admin

Jeremy Renner flet për ‘shpresë’ pas aksidentit me borëpastruesen

admin

Leave a Comment