SHQIPËRI

Dy rritje page brenda vitit/ Rama tregon se si do realizohet “paga europiane”

Punonjësit e kryeministrisë e nisën ditën jo duke e parë shefin e qeverisë Edi Rama,  nëpër korridoret e godinës së qeverisë por përballë në një sallë të madhe. Atë që e quajti si “Breaking News” “Lajmi i  fundit”, të rritjes së pagave, kryeministri zgjodhi tja komunikonte vetë.

Përzgjodhi për të përcjellë këtë lajm, disa prej atyre me më shumë vite punë në kryeministri.

Tani që t’i marrim me radhë, rritja e pagave do bëhet një rritje me dy hapa në harkun e një viti. Do të fillojmë tani dhe pastaj pjesën tjetër do ta shtojmë në buxhetin e vitit të ardhshëm dhe pastaj do vazhdojë. Ndërkohë që për shkak të pagës minimale qe  e kemi rritur, korrektimet do të fillojnë nga lart poshtë dhe unë po filloj nga poshtë, lart për të thënë që sa do jetë paga e Luljetës dhe e Nexhmijes në fund.  Paga e Luljetës do të shkojë 135 mijë lekë dhe paga e Nexhmijes do të shkojë 125 mijë lekë.  Pastaj Zenajda që është përgjegjëse sektori do t’i shkojë paga 158 mijë lekë.  Pastaj Vjollca që është përsëri përgjegjëse sektori do ta ketë 149 mijë lekë.” tha Rama

Ndërkohë, punonjësve më të rinj në kryeministri Edi Rama u tha.

“Dhe kini parasysh që nëse për zonjat këtu u desh kohë relativisht e gjatë që të arrinin më në fund një pagë plotësisht dinjitoze për gjithë atë mund që bëjnë, për ju të rinjtë po punuat si këto, si këto s’punoni dot, por të paktën po punuat sa gjysma e tyre do merrni më shumë se dihet që në fund të ditës për ju të rinjtë po punojmë. Ky ishte Breaking News për sot. Tani me vrap te puna”– iu drejtua Rama.


Top Channel

Related posts

Beteja e 14 maji/ Zyrtarizohet mes debatesh kandidati i Alibeaj për garën e Tiranës

admin

Safet Gjici bën veprimin e papritur një ditë pas publikimit të videoskandalit në zyrë

admin

Debati maratonë “McGonigal”/ Opozita kërkon komision hetimor, Rama: PD mori para ruse sipas CIA-s

admin

Leave a Comment