SHQIPËRI

Zgjedhjet e 14 majit/ Tërhiqet edhe kandidati i PD-së në Krujë: S’bëhem pjesë e asnjë farse politike

Një tjetër kandidat i Partisë Demokratike për kryetar bashkie, Sabah Sheta në Krujë, është tërhequr nga gara ditën e sotme, duke thënë se nuk do të bëhet pjesë e asnjë farse politike. 

Sheta u shpreh se ka reflektuar dhe ka vendosur të mos i shërbejë përçarjes së demokratëve dhe qytetarëve.

PD-së i janë tërhequr nga gara disa kandidatë, Gjergji Gjata në Korçë bashkë me 40 kandidatët për këshillat bashkiakë. Po ashtu, nga gara u tërhoqën edhe kandidati i Lezhës Sandër Marku, e ndërsa nuk u miratuan nga kryesia,Bujar Vreto në Librazhd, Ibrahim Bruka në Vorë dhe Genc Doçi  në Kurbin.

Postimi i Sabah Shetës: 

Këto ditë kam marrë me qindra mesazhe mbështetje nga demokratë dhe qytetarë, që duan një drejtim të ri për Krujën. Nga njëra anë, jam ndier i nderuar për besimin e tyre, por nuk mund të lë pa përmendur pjesën e dytë të mesazheve nga qyetetarët. Ata shprehin keqardhje që opozita është e përçarë, duke i dhënë sërish shans Edi Ramës në Krujë. Kam reflektuar këto ditë dhe kam vendosur të mos bëhem pjesë e asnjë farse politike, të mos i shërbej përçarjes demokrateve dhe qytetareve te mi, atyre qe na respektuan ne si force politike dhe na votuan masivisht ne 25 prill 2021. Kjo është arsyeja madhore pse kam vendosur të tërhiqem nga kandidimi për Bashkinë e Krujës në emër të PD. Por kjo nuk do të thotë se do të largohem nga fusha e betejës! Do të kërkoj çdo votë për logon e Partisë Demokratike, sepse demokratët dhe qytetarët meritojnë të përfaqësohen sa më shumë dhe sa më mirë nga një parti e pakapur nga oligarkët, që nuk është në listën e zezë të SHBA. Jam i bindur se beteja jonë për 14 majin nuk duhet dhe, të paktën, në Krujë; nuk do të jetë një betejë mes vetes, por vetëm me qeverinë! Në Krujë, të gjithë e njohin përpjekjen time personale përpara Primareve, por edhe pas tyre, që të kishim një proces të përbashkët dhe gjithëpërfshirës. Kërkova të bashkohemi, por planet e zotit Berisha ishin të ndryshme. Para bashkimit të demokratëve kunder Edi Ramës, Sali Berisha vendosi përçarjen tonë me qëllim bashkepunimin me Ilir Metën. Me tërheqjen time nga gara për kryetar bashkie dua të përcjell një mesazh për qytetarët e Krujës, Fushe Krujes, Nikles, Thumanes, Bubqit dhe Malesise në 14 Maj, votoni listën e këshilltarëve me logon e Partisë Demokratike. Ka mbaruar koha kur ne falim pushtet, qoftë Edi Ramës, qoftë Ilir Metës. Është koha për të forcuar Partinë Demokratike dhe për të siguruar të ardhmen e saj! Me respektin me te madh per ju Sabah Sheta!


Top Channel

Related posts

LAJMI I FUNDIT: Vritet një nxënës në Shqipëri

admin

Takimi Sunak-Rama/ Qeveria britanike: Komuniteti shqiptar në Britani jep kontribut të rëndësishëm

admin

Aksidentale apo e qëllimshme, nisin hetime të thella për veturën pa frena të Abazoviqit

admin

Leave a Comment