AKTUALE

Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit, gjykata kërkon informacion nga Interpoli për Gugalljan, Zoton dhe Mërtirin

Shtyhet procesi gjyqësor për çështjen e inceneratorit të Elbasanit.

Shkak është bërë mungesa e njoftimit të Jonida Zeqos, person i akuzuar në cilësinë e ish-anëtares së Komisionit për dhënien e koncesionit si dhe mungesa e avokatit të Etleva Kondit dhe i kompanisë Albtek Energy.

Ndërkohë, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako nuk ishin të pranishëm në seancë.

Sakaq, Gjykata tha se do të kërkonte informacion nga Interpol Tirana nëse është ekzekutuar masa për biznesmenët; Stela Gugalljan, Mirel Mertirin dhe Klodian Zoto.

Mësohet se seanca është shtyrë për në 7 prill.

Banner

Related posts

Murati: Kosova, shteti me nivelin më të ulët të borxhit shtetëror në Evropë

admin

Vazhdojnë vizitat e rregullta në mektebet e Tetovës dhe rrethinës

Gjyla Halili

“Jehona e Malësisë” promovon librin e Mark Pashkut Lucgjonaj, “Livia”

Gjyla Halili

Leave a Comment