SHOWBIZ

Ish-gardiani shpjegon pse oficeret femra ‘përfundojnë shpesh në lidhje intime’ me të burgosurit në Britani (fotot)

Një ish-gardian burgu i kthyer në shkrimtar, ka ofruar së fundmi shpjegimin e tij se përse rojet femra kapesh vazhdimisht duke bërë seks me të burgosurit ne Britani, duke thënë se ka një numër faktorësh që ndikojnë.

Prej vitit 2019, 31 gardiane femra në Britani janë shkarkuar për lidhje seksuale me të burgosur, duke përfshirë dhe një që lindi një fëmijë nga lidhja.

E reja tha se “lidhja e saj doli jashtë kontrolli” pasi mes faktorëve të tjerë, nuk kishte marrë trajnimin e duhur për detyrën.

Edhe autori Neil ‘Sam’ Samworth, i cili ka punuar për 11 vjet në burgun e Manchester, tha: “Ato nuk kanë eksperiencë, dhe të burgosurit mund të jenë shumë manipulues.”

“Stafi është shumë i ri, ata janë thuajse fëmijë që sapo dalin nga shkolla, me mosha 18, 19 apo 20 vjeç”.

Samworth, ka shkruar librin ‘Strangeways’: Historia e një gardiani, bazuar në eksperiencat e tij në detyrë, ku mes të tjerash thotë se të burgosurit dinë të manipulojnë gardianët që janë shpeshherë të rekrutuar naivë, duke përdorur si joshjen dhe intimidimin.

Ai thotë se të burgosurit nuk duan vetëm seks nga gardianet, por të fusin objekte kontrabandë dhe më tej të punojnë për ta.

Vetëm tre vitet e fundit re gardiane femra të burgut të Berwyn në Uells janë burgosur për lidhje intime me të burgosurit. Ato ishin Jennifer Gavan, 27 vjeçe, Ayshea Gunn, 27, e Emily Watson, 26 vjeçe.

Gardiania Ruth Shmylo është akuzuar për marrëdhënie ‘të papërshtatshme’ me të burgosurin Harri Pullen në Bridgend, Uells dhe pritet të gjykohet pasi mohon akuzat.

Infermierja e burgut Elyse Hibbs, 25 vjeçe, gjithashtu u burgos në tetor për lidhje me Pullen.

Në përgjigje të zbulimeve një zëdhënës i burgjeve tha: “Shumica e stafit të shërbimit të burgjeve janë punëtorë dhe të ndershëm. Ne po bëjmë shumë për të kapur dhe dënuar numrin e vogël që i thyen ligjet”.