Një burrë që u detyrua të merrte masa të dëshpëruara për të kaluar testin e teorisë së drejtimit të makinës pasi kishte ngelur 14 herë dhe ‘ishte kompleksuar’ nga çështja, pati pasoja akoma më të rënda.
Mohammad Shoaib, 38, nga Luton në veri të Londrës, pagoi një impresionues të vetes 800 paundë për të bërë testin në vend të tij, por u kap me presh në dorë.
38-vjeçari që donte të bëhej shofer nisi të bëhej objekt talljesh pas dështimit të pesë në provim, kur kjo u kuptua nga miqtë e kolegët.
Prandaj ai tentoi rrugën ilegale duke paguar dy imitues për të bërë testin teorik të patentës në dhjetor 2022.
Imituesi i tij i parë u kap dhe u përjashtua nga testi në Sidcup, në juglindje të Londrës, por i dyti arriti të kalonte testin në Southampton.
“Zoti Shoaib i dha patentën e përkohshme një imituesi për të bërë testin në vend te tij”, tha sot prokurori në gjykatën e Londrës.
“Më 30 dhjetor imituesi shkoi për testin në qendrën e Sidcup por stafi atje nuk pranuan dokumentin e tij dhe ai u largua”.
“Ndërsa më 5 janar një tjetër imitues kreu testin në qendrën e Southampton, që është larg nga vendndodhja e parë”.
“Në të dyja rastet ata përdorën patentën e Shoaib, teksa në një prej rasteve personi u lejua dhe e kaloi testin”.
“Zoti Shoaib ka pranuar se kishte paguar shumën 800 paunde ndaj personit të panjohur që ai të merrte pass-in e teorisë së drejtimit të makinës”.
Avokati i Shoaib, tha se dështimet e tij të mëparshme kishin pasur pasoja serioze në vetëbesimin e shoferit të ri.
“Ai punon gjashtë ditë në javë në një magazinë dhe nuk ka fjetur nga ankthi që prej nisjes së procedurave. Kur i erdhi mundësia ai pagoi para për ta hequr qafe sikletin”.
Gjykatësi konfirmoi se Shoaib do të duhet ta kalojë vetë testin e teorisë dhe u dënua me 12 muaj punë komunitare.
Gjykatësi tha gjithashtu se ai duhet të paguajë 230 kosto gjyqësore.
Top Channel