AKTUALE

Për një ditë në Tetovë, merren 19 automjete nga merimanga

Tetovë, 28 mars-Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë ka intensifikuar aktivitetet për rend dhe siguri më të madhe me parkingje në Tetovë dhe Gostivar. Të hënën në Tetovë janë ndërmarrë gjithsej 25 masa që kanë të bëjnë me parkimin e paligjshëm, përkatësisht parkim të gabuar dhe 19 automjete janë ngritur nga “shërbimi i merimangës”.

Automjetet e ngritura kanë penguar lëvizjen normale të pjesëmarrësve të tjerë të trafikut. Kryesisht bëhej fjalë për vetura të parkuar në të ashtuquajturat “rende të dyfishta” dhe në vende të tjera të paligjshme, në zonën e kryqëzimeve, në vendkalimet e këmbësorëve, në trotuare etj Në zonën e Gostivarit, gjatë ditës së djeshme janë zbuluar dhe sanksionuar 7 kundërvajtje që kanë të bëjnë me parkimin e paligjshëm, ndërsa parashtresat përkatëse janë përgatitur për pronarët e tyre.

SPB-Tetovë do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në periudhën e ardhshme, aq më tepër që parkimi i paligjshëm shpeshherë është shkaktar i bllokimit të trafikut në rrugë, por edhe shkak i aksidenteve në komunikacion, shpeshherë me pasoja më të rënda.

Related posts

Vapë dhe temperatura deri në 36 gradë, personat me sëmundje kronike të mos ekspozohen në diell

admin

E premtoi Belind Këlliçi, zbulohet studimi i ekspertëve gjermanë të GIZ-it: Jo transport publik falas në Tiranë, kostoja e tepërt! S’mund t’u merren paratë projekteve

admin

Dreshaj: Qeveria e Kosovës ka dështuar në rrafshin e brendshëm dhe në atë ndërkombëtar

admin

Leave a Comment