AKTUALE

E premtoi Belind Këlliçi, zbulohet studimi i ekspertëve gjermanë të GIZ-it: Jo transport publik falas në Tiranë, kostoja e tepërt! S’mund t’u merren paratë projekteve

Banner

Pak ditë më parë kandidati i Berisha-Meta për Bashkinë e Tiranës Këlliçi bëri një premtim, të cilin shumë e kanë konsideruar utopi dhe populist, që do të ketë transport falas për të gjithë qytetarët e Tiranës. Por çfarë thonë studimte për këtë? Një studim i kryer në vitin 2022 nga ekspertët gjermanë të GIZ-it – agjencia gjermane për zhvillim – mbi mundësinë e aplikimit të transportit publik falas në Tiranë, ka nxjerrë në pah disa arsye të qenësishme pse kjo zgjidhje nuk është e duhura dhe është e pamundur të realizohet në kryeqytetin shqiptar.

Studimi në fjalë, i hartuar nga ekspertët e GIZ-it dhe SUTI (Sustainable Urban Transport in Tirana), me mbështetjen e qeverisë gjermane, thekson se skema e transportit publik falas nuk ka gjasa të jetë zgjidhje optimale për realizimin e një transporti të qëndrueshëm në Tiranë.

Sipas tij, kostoja që duhet për të realizuar transport publik falas, duke përfshirë edhe përmirësimet e nevojshme, varion nga 91.5 milion euro deri në 114.1 mln euro. Një shifër e cila është e papërballueshme sot nga financat e Bashkisë së Tiranës. Ekspertët gjermanë vënë në dukje se edhe ato pak vende, të cilat e kanë falas transportin publik, si Lukemburgu apo qyteti Dunkirk, shërbimi ka qenë i subvencionuar më herët në 90% të kostos së tij; që do të thotë se ato kanë financuar vetëm 10% të kostos për ta bërë falas.

Ata theksojnë se transporti publik falas nuk do të kishte ndonjë ndikim të madh në mobilitetin në qytet, duke sjellë në vëmendje rastin e Tallinit, ku pasi transporti u bë falas, vetëm 3% e qytetarëve lanë makinat e tyre private. Studimi sugjeron që, në fakt, transporti publik në Tiranë ka nevojë për përmirësim të cilësisë së shërbimit, duke shtuar kapacitetet, rinovimin e flotës, shtimin e rrjetit dhe përmirësim të shërbimit ndaj klientit. Gjithashtu, ekspertë gjermanë shprehen: “Skema e transportit publik falas nuk duhet të financohet nga fonde që vijnë nga projekte të tjera”.

Banner

Related posts

Në Shkup janë sanksionuar 105 shoferë

Gjyla Halili

Tragjedia në Koçan, Gjykata Kushtetuese shtyu seancën përgatitore për Ligjin e Gjuhëve

Gjyla Halili

Blerim Bexheti uron Festën e Fitër Bajramit

Gjyla Halili

Leave a Comment