SHOWBIZ

Çfarë duhet të bëni për të shpëtuar nëse rrezikoni të fundoseni në ujë me automjetin tuaj

Askush nuk dëshiron të imagjinojë të gjendet në një situatë ku fundoseni me makinë, vetë ideja ta mendoni është tmerruese. Megjithatë, aksidentet ndodhin dhe në rast se gjendeni në po këtë situatë, do të duhet të dini se si të shpëtoni.

Mundësia më e mirë për të mbijetuar në një makinë që fundoset është të dilni përpara se të zhytet plotësisht në ujë. Kjo do të thotë se keni maksimum një minutë kohë të dilni në mënyrë të sigurt nga automjeti. Ja çfarë duhet të bëni.

  1. Hiqni rripin e sigurimit dhe ulni xhamat e dritareve brenda disa sekondave pasi të jeni përplasur me ujin.
  2. Notoni për të dalë nga dritaret e përparme ose ato mbrapa nëse mund t’i hapni.
  3. Nëse dritaret nuk hapen, e vetmja mënyrë tjetër është ta thyeni dritaren me një pajisje të posaçme. Nuk ka nevojë të jeni të fortë ta thyeni dritaren me atë pajisje, por duhet ta bëni shpejt.
  4. Mos u mundoni të hapni derën. Nuk do ia dilni dot për shkak të presionit në derë dhe do të humbisni vetëm kohë dhe energji.

Fakte për fundosjen e makinave

Shumica e sistemeve elektrike të makinave do të funksionojnë për disa minuta pasi të jenë zhytur plotësisht në ujë, megjithatë pritja për të ulur xhamat e dritares është e rrezikshme.

Në varësi të peshës së një automjeti, një automjet do të notojë midis 30 dhe 130 sekondave para se të fundoset.


Top Channel

Related posts

Zbuloni pesë shtëpitë më të vetmuara, në vende të pazakonta në të gjithë botën

admin

Nuk besojmë se doni ters në jetën tuaj… mësoni datën më të keqe të këtij viti për t’u martuar

admin

Bertan Asllani i uron ditëlindjen dashurisë së tij

admin

Leave a Comment