SHQIPËRI

Rrëzohet kërkesa e “Foltores” në Kolegjin Zgjedhor, Alibeaj nuk çregjistrohet nga zgjedhjet

Kolegji zgjedhor ka rrëzuar kërkesën të përgatitur nga Rithemelimi për pezullimin e regjistrimit të PD-së së Alibeajt për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Berisha i kërkoi  Kolegjin Zgjedhor, ti hiqte Enkelejd Alibeaj të drejtën për te garuar me logon dhe vulën e PD-së  në zgjedhje, dhe t’i hapte rrugë regjistrimit nga e para të Partisë Demokratike, por këtë herë me kryetar Sali Berishën.

Paralelisht me këtë hap Berisha i kërkoi Kolegjit të detyronte Komisionerin Ilirjan Celibashi, të korrigjojë vendimin që e la kreun e Foltores jashtë koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Përfaqësuesi ligjor i Rithemelimit, Ledio Nuraj, e ka konsideruar regjistrimin e PD-së në zgjedhje të paligjshëm dhe të paarsyeshëm.

“Është shkelur besueshmëria e procesit zgjedhor nga të gjitha palët. Kërkojmë kundërshtimin e vendimit të KQZ, ku ka bërë regjistrimin e PD në zbatimit të vendimit tuja, po të paligjshëm dhe tejkalimit të çdo kompetence, ndryshimin, duke vendosur pezullimin e vendimit. Pavarësisht se vjen për të qeshur, se e dini dhe vetë që keni marrë një vendim koti. Argumenti se vendimi ishte menjëherë i zbatueshëm, për ne nuk qëndron”, është shprehur ai.


Top Channel

Related posts

Organizohet protestë në Tiranë në mbështetje të Kosovës

admin

“Shkuan për tu larë por…” flet i afërmi i 4 viktimave në Gramsh

admin

“Ka video të tjera”, gazetarja tregon detaje për vajzën që shfaqet në skandalin e Gjicit

admin

Leave a Comment