Deputetët sot gjatë mbledhjes së 50-të debatuan për Propozim ligjin për procedurë civile, në lexim të parë. Deputetët e VMRO-DPMNE-së janë në qëndrimin se në Propozim ligji ekzistojnë shumë anomali, me çka nëse nuk marrin sqarime shtesë, do të propozojnë zgjidhje të amandamenteve. Për deputetët e shumicës qeveritare, kjo zgjidhje ligjore është shembull si duhet të veprohet në përgatitjen e zgjidhjeve ligjore.
Sipas deputetit Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE, problem është ajo që në Propozim ligj parashihet dërgimin elektronik ta bëjnë persona juridikë të cilët janë të regjistruar në Regjistrin Qendror. Ai vlerëson se me këtë suspendohen ligje të tjera dhe shkelet rregullorja e punës së gjykatave. Siç theksoi, më së shumti shqetëson dërgimi elektronik, formulimi i gjuhës e cila përdoret rreth dërgimit dhe kush mund të bëjë dorëzimin elektronik.
Dejanço Eftimov nga VMRO-DPMNE vlerësoi se ligji është me rëndësi të jashtëzakonshme për udhëheqjen gjithëpërfshirëse të procedurave në gjykata, por gjithashtu vlerëson se duhet të rregullohet mënyra rreth dorëzimit elektronik, që të mundet në çdo moment të kemi mbikëqyrje se deri ku është procedura dhe ku shmangen procedurat në lidhje me humbjen e afateve. Sipas tij, shpejtësia me të cilën duhet të miratohet ky ligj, është anashkaluar, sepse shqyrtohet madje gjashtë muaj pas përfundimit të procedurës në Komisionin Ligjvënës-Juridik. Ai i bëri thirrje ministrit të Drejtësisë ta sqarojë këtë zgjidhje ligjore.
Deputetja Snezhana Kaleska Vançeva nga LSDM në replikën e saj tha se kjo zgjidhje ligjore është shembull se si duhet të kemi qasje në përgatitjen e zgjidhjeve ligjore, veçanërisht kur bëhet fjalë për ligj krejt të ndryshëm. Siç tha, në përgatitje ishin përfshirë bashkësia akademike, gjylatës, avokatë, noterë, përmbarues.
Pas pauzës së rregullt njëorëshe në orën 15 Kuvendi do të vazhdojë me punë për mbledhjen 79, 86 dhe 71.