Mbrëmjen e djeshme Kiara është eleminuar nga shtëpia e “BBV2” nga një televotim “kokë më kokë” me Oltën.
Pasi ka mbaruar intervistën e saj të parë ditën e sotme pas daljes nga shtëpia në emisionin “Fan Club BBV2”, Kiara ka rimarrë vetë në zotërim Instagramin e saj, i cili deri më tani gjatë kohës që Kiara ishte brenda shtëpisë menaxhohej nga mikesha e saj. Vetëm pak më parë Kiara ka vendosur që postimi i saj i parë të ishte fotoja e puthjes së saj të parë me Luizin gjatë dasmës së tyre brenda shtëpisë, ku përveç falenderimeve për të gjithë ata që e kanë mbështetur deri më tani ka shkruar edhe disa fjalë për Luizin.
“Faleminderit me shpirt. Dua ta nis pikërisht me mirënjohje reagimin tim të parë. Mirënjohje për të gjithë ata të cilët më kanë mbështetur dhe na kanë mbështetur në këto 90 ditë qendrimi e mbi të gjitha izolimi në shtëpinë e Big Brother Vip. Edhe pse nuk kanë kaluar as 24 orë që kam dalë e ende kam shumë gjëra për të mësuar, e kam ndjerë pafund dashurinë tuaj. Falenderuese për të gjithë ata që besuan tek unë, edhe kur gjuha e urrejtjes nuk e bënte aq të thjeshtë. Pavarësisht se nuk bëra lojë, jam e bindur që ata që më kuptuan e vlerësuan qëndrimin tim dhe emocionet që kam dashur të përcjell. Unë kam qenë e para që e ndjeva pozitivitetin, mirësinë dhe dashurinë e Luizit edhe kur kisha kundër të gjithë dhe i kam qëndruar dhe do ti qëndroj besnike ndjenjës time, deri në fund! Shumë dashuri për ju dhe mos harroni, #meLuizin♥️ @ina.ejlli
Top Channel