SHQIPËRI

“Mbledhje e dy qeverive në qershor”/ Rama pas drekës me Kurtin: E inkurajova për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se në drekën me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ka diskutuar për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.

Rama shkruan se mbështet Kurtit në hapat që do të marrë për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, ndërsa njofton se në muajin qershor do të ketë sërish një mbledhje të përbashkët të dy qeverive.

“I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë.

Ramë dakord që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në qershor”.

Albin Kurti mbërriti sot në Tiranë për të diskutuar për marëveshjen e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.

Në fillim, ai u prit në Presidencë nga Bajram Begaj, në një takim që zgjati rreth 20 minuta. Në një deklaratë nga zyra e Presidencës thuhet se kreu i Lartë i Shtetit vlerësoi se dakordësimi publik dhe angazhimi i palëve për të zbatuar planin evropian të normalizimit të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin përkatës, si një pjesë integrale të tij është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

Takimi tjetër ishte me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla. Kryeparlamentarja përgëzoi Kurtin për punët e mira që po bën qeveria e Kosovës si edhe durimin, qetësinë, maturinë dhe qëndrimet e guximshme në bashkëpunimin me BE dhe SHBA për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës.

“Ne mbështesim perspektivën euro-atlantike të Kosovës dhe vijojmë të lobojmë për njohjet e reja ndërkombëtare, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, OKB dhe organizatat ndërkombëtare. Mbështesim dialogun midis Kosovës dhe Serbisë si rruga më e mirë dhe e vetme drejt njohjes së ndërsjelltë mes dy vendeve, vlerësojmë Planin Evropian si një pikënisje e mirë për dialogun dhe mbështesim angazhimin e BE-së dhe SHBA-së në zbatimin e aneksit të këtij Plani. Zbatimi i marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë do të kontribuojë në forcimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e tij euroatlantike”, u shpreh Nikolla.


Top Channel

Related posts

Marrëdhëniet tregtare Shqipëri-Kosovë, ekspertët: Situata politike do të ndikojë në zhvillimin e ekonomik

admin

Analisti serb: Lirimi i policëve të Kosovës është kapitullim për Vuçiqin, më mirë të mos i arrestonte

admin

Rama nis turin e takimeve me diasporën, zbulohen datat dhe agjenda e kryeministrit

Gjyla Halili

Leave a Comment