SHOWBIZ

Rikthehet ora verore, akrepat shkojnë një orë para

Akrepat kanë shkuar një orë para këtë të diel në mëngjes, me rikthimin e orës verore.

Për herë të parë, ora verore u provua në Gjermani në vitin 1916, duke nisur nga 30 prilli deri në 1 tetor.

Britanikët e morën dhe ata modelin por zgjodhën atëherë një periudhë tjetër për ta zbatuar, 21 maj – 16 tetor. Të parët sidoqoftë që e tentuan këtë sistem por në shkallë më të vogël, ishin banorët e qytetit Thunder Bay në Kanada korrikun e 1908.

Ndryshimi i orës verore krijon mundësinë të shijohet më shumë dita dhe rrezet e diellit. Si ligj, ndryshimi i orës në Europë u vendos në 1981-shin, duke u rinovuar më pas çdo katër vjet. Megjithatë, ky ndryshim duket se ndikon mbi organizmin e njeriut. Gjithmonë e më shumë po thuhet se koha ka kaluar për periudhën e verës dhe të dimrit.

Për këtë janë të një mendjeje Komisioni i BE-së dhe Parlamenti Evropian. Por ende për këtë mungon aprovimi i të 28 shteteve të bllokut.  Pjesa më e madhe e vendeve të botës nuk e njohin ndryshimin e orës, vetëm 73 prej tyre e bënë këtë vit.

Ka shtete në të cilat ora ndryshon vetëm në një pjesë, sipër shembull në Kanada apo SHBA. 69 shtete e kanë hequr ndryshimin e orës, që kanë pasur më parë. BE ka tre zona kohore, nga Portugalia në perëndim deri në Qipro në lindje.


Top Channel

Related posts

Nis gjysmëfinalja e dytë e Eurovizionit, sytë e shqiptarëve nga Albina dhe Familja Kelmendi

admin

Përgatituni për të parë një “shi epik” meteorësh këtë javë

admin

57-vjeçari mahnit publikun me kërcimin e tij në koncertin e Rita Orës

admin

Leave a Comment