SHOWBIZ

‘Sa herë në ditë mbivendosen dy akrepat e orës?’, pyetja e vjetër që ende ‘tmerron’ kandidatët në intervista (fotot)

Lojrat e inteligjencës gjithmonë tërheqin vëmendjen dhe testojnë aftësitë kreative të një personi, madje kënaqësia e zgjidhjes së një testi të vështirë të bën akoma më të etur për të tjera.

Që prej lashtësisë, matematikani grek Arkimedi besohet se krijonte teste të tilla të shpejta për të testuar nxënësit e tij, për vetë faktin se lojrat e shpejta të kreativitetit të bëjnë të mendosh jashtë matricave të njohura të përditshmërisë.

Një prej tyre është dhe pyetja e vjetër e përdorur nga shefat në intervistat e punës, shkruan rrjeti britanik Daily Mail: “Sa herë në ditë dy akrepat e orës kapërcejnë njëri-tjetrin?

Ju a e dini përgjigjen?

Nëse jo nuk jeni të vetmit, përgjigja e saktë është 22, pasi kjo koinçidon 11 herë çdo 12 orë.

Kohët e “përplasjes” së tyre janë afërsisht ora 12:00, 1:05, 2:10, 3:15, 4:20, 5:25, 6:30, 7:35, 8:40, 9:45 dhe 10:50, çka ndodh secila dy herë në ditë.

Nuk ka takim mes tyre në orën 11:55 pasi akrepi i orës lëviz më ngadalë drejt 12-ës kur ai i minutave është te 11-ta.

Intervistuesit dihet që bëjnë pyetje sfiduese për stilin e mendimit për të kuptuar sesi kandidatët mund të zgjidhin problemet e punës, ose si tentojnë të arrijnë te zgjidhja.

Dhe në fakt teste të tilla përmirësojnë aftësitë konjitive duke përmirësuar të mësuarit, kujtesën dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve.