SHOWBIZ

Mali japonez i njohur si ‘magnet për UFO’ ka turizëm me tematikë aliene pasi ‘i ka pritur prej disa dekadash’ (fotot)

Ai është një mal i lartë konik ku dhe busullat duket se nuk funksionojnë. Megalite dhe rrënoja të çuditshme të civilizimeve të lashta rreth tij, bëjnë që mali 800 metra i lartë Senganmori në prefekturën e Fukushimës të jetë i përfshirë nga misteri.

Jashtë Japonisë, Fukushima njihet si rajoni goditur nga tsunami i vitit 2011 që dëmtoi reaktorët e centralit bërthamor.

Por gjatë 30 viteve, fshati izoluar i Iino pranë malit Senganmori ka gjithashtu famën e tij prej lidhjes me misteret jashtë-tokësore dhe vizitore kuriozë vijnë aty çdo vit.

Dhe në fakt qindra entuziastë të vijnë në zonë pretendojnë se kanë gjetur mijëra objekte me origjinë aliene të lidhura me mitologjnë rreth malit të lashtë.

Historia e Senganmorit duket se nis në vitin 1972 kur një objekt ndriçues në formë koni u pa nga dëshmitarët pranë malit, siç dëshmon Tsugio Kinoshita që thotë se është i bindur se ka parë diçka jashtë-tokësore teksa shëtiste me miqtë e tij, shkruan Daily Mail.

“Kjo gjëja më doli përpara, u nis dhe ndaloi në qiell, dhe papritur ishte zhdukur”, tha ai për rrjetin VICE World News vitin e shkuar, ndërsa thotë se eksperienca e bëri që t’i dedikohej më shumë objekteve të paidentifikuara.

Prej vitit 1992, aty është ngritur muzeumi në formë UFO-je ku janë akumuluar rreth 3,000 objekte të mbledhura nga amatorët, që sipas tyre janë provë e mundshme e jetës jashtë-tokësore.

Historitë e fshatit pranë malit thonë se ai vetë është një piramidë e lashtë artificiale ose një “bazë ajrore aliene”, por nuk dihet nëse këto janë në funksion të rritjes së industrisë së turizmit lokal në vend.

Dhe në fakt fshati ka dhe kukullën e tij përfaqësuese që është një alien gri me sy të mëdhenj të zi, i cili shfaqet rregullisht pranë statujave për të drejtuar turistët drejt majës.

Duke folur me rezidentët e Fukushima në vitin 2020, rrjeti vendas Japan Forward raportonte se : ‘Senganmori nuk është një shaka. Ato (UFO-t) shfaqen shpesh në atë zonë…’

Një prej arsyeve të misterit është se forma piramidale e Senganmori ka një fushë të fortë

Por kritikët thonë se laboratori dhe muzeumi i ngritur atje janë vetëm hile turistike dhe refuzojnë tregimet për jetën aliene.