SHOWBIZ

Zhgënjeu me himnin anglez, këngëtarja italiane “masakrohet” në rrjetet sociale

Këngëtarja italiane Ellynora ka përfunduar në qendër të kritikave në anglezëve, pasi dështoi totalisht në tentativën për të kënduar himnin anglez në ndeshjen e të enjtes në mbrëmje në Napoli.

E përzgjedhur nga Federata Italiane për të kënduar himnet e dy vendeve, Ellynora dështoi totalisht me atë “God Save the Queen”, që njihet si himni zyrtar i Anglisë.

Ajo humbi vijën melodike dhe ritmin e himnit, duke shkaktua habi te lojtarët, teksa tifozët në rrjetet sociale nuk ngurruan të shfryjnë nga zhgënjimi.

Vetë Ellynora reagoi në rrjetet sociale, duke thënë se shkak ishte një problem me kufjet dhe që e nxori nga ritmi, duke e futur në konfuzion.

 


Top Channel

Banner

Related posts

Një propozim në Disneyland, Rebel Wilson fejohet me të dashurën Ramona Agruma

admin

Sekretarja britanike i quajti emigrantët shqiptarë kriminelë, reagon Dua Lipa

admin

Bie në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në SHBA popullariteti i Meghan Markle dhe Princ Harry!

admin

Leave a Comment