E ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel ka qenë farmacistja Xhuljana Gjeli e cila ka folur për alergjitë të cilat shpesh herë ngatërrohen me simptomat e ftohjes.
Ndër të tjera ajo ka folur edhe për medikamentet që shqiptarët kërkojnë më së shumti në farmaci të cilat janë antibiotikët dhe antidepresivët.
Xhuljana Gjeli: Ka një vështirësi që na lind në marrëdhënien mes farmacistit dhe pacientit në momentin kur kërkohen barna pa përshkrimin e mjekut dhe përgjithësisht ndodh me antibiotikët ose ndodh dhe me barnat që veprojnë në sistemin nervor qendror.
Blendi Salaj: Pra qetësuesit, antidepresatët e kështu gjërash.
Xhuljana Gjeli: Po antidepresivët, sedativët që sjellin gjumë, këto janë këkesat më të mëdha në farmaci. Përgjithësisht ndodh që normalisht ne nuk i japim sepse kjo kërkon një përshkrim mjeku, por edhe në momentin që ata i marrin sipas një përshkrimi dubet bërë sërish vizita për të parë gjendjen e tyre sepse mjekimi ndryshon dita-ditës si me antibiotikët si dhe me antidebresivët kanë skema mjekimi të ndryshme. Duhet të jenë në vëzhgimin e mjekut gjithmonë.
Bledi Salaj: Nëse të vjen një këmbëngulës, intimidues ose “do ma japësh mua këtë me forcë” ose mund të jetë në formë lutje, “po si do më lësh mua, po si nuk do ma japësh mua këtë”
Xhuljana Gjeli: Është e vështirë në rastin e pacientit sepse ka shumë pacientë që vijnë dhe të drejtohen me një gjuhë arrogante.
Top Channel