Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se qeveria ka miratuar fondin prej 240 milionë lekësh për periudhën 2023-2025 për të integruar dhe punësuar individët e ndërmarrjeve sociale.
Manastirliu tha se format e mbështetjes përmes subvencionit do bëjnë të mundur që individë që janë pjesë e programeve të papunësisë të mund të punësohen në mënyrë që shteti të subvencionojë pagën minimale për ta. Kjo formë e re vjen për të mbështetur organizatat jofitimprurëse.
“Kemi miratuar vendimin për ndërmarrjet socialë dhe përcakton format e mbështetjes për ndërmarrjen sociale. Ky vendim krijon për të disatën herë fondin e mbështetjes së ndërmarrjeve sociale në vlerën 240 milionë lekë për periudhën 2023-2025. Format e mbështetjes përmes subvencionit do bëjnë të mundur që individë që janë pjesë e programeve të papunësisë të mund të punësohen në mënyrë që shteti të subvencionojë pagën minimale për ta. Kjo formë e re vjen për të mbështetur organizatat jofitimprurëse.
Një ndër elementet përveç kritereve që duhet të plotësojnë është që deri në 50% e të punësuarve do të jenë individë që janë pjesë e skemave të mbrojtjeve sociale. Këto forma mbështetje vijnë në kuadër të fuqizimit ekonomik të personave që janë në moshë aktive pune, pjesë e programeve të ndihmës ekonomike por tashmë kanë mundësi të ri integrohen në tregun e punës. Ne kemi punuar fort për të bërë të mundur integrimin dhe riintegrimin e familjeve që janë pjesë e programeve tona sociale“- tha Manastirliu.
Top Channel