SHQIPËRI

Shpallja e lumit Vjosa Park Kombëtar, Rama në Londër: Vjosa mbrohej edhe më parë!

Gjatë bashkëbisedimit në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House në Londër, kryeministri Rama u pyet në lidhje me shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.

Rama tha se Lumi Vjosa mbrohej edhe më parë, jo si Park Kombëtar, por si zonë e Mbrojtur.

“Duhet të lexoni programin tonë ku jemi zgjedhur e kemi përmendur se donin ta vinim Vjosën në Mbrojtje. Lumi Vjosa mbrohej jo si Park Kombëtar, por si zonë e Mbrojtur. Ishim të vetëdijshëm për këtë dhe qeveria jonë rriti sipërfaqen e zonave të mbrojtura në një përqindje të konsiderueshme. Nuk po them se ata që protestuan bën diçka të keqe, bën mirë po nuk ishte për shkak të tyre që e shpallën Vjosën Park Kombëtar. Na u desh të bënim një vlerësim mjaft të gjithanshëm, pasi është një park kombëtar që përshkon gjithë vendin. Vjosa është lumi i fundit i egër i Evropës dhe Parku i Parë Kombëtar i Lumit të egër. Është më e lehtë ta thuash se ta bësh, ju thoni unë bëj”– tha Rama në fjalën e tij.


Top Channel

Banner

Related posts

Arrestohen policë dhe prokurorë gjatë një operacioni të madh në Shqipëri

admin

Mbytet në Golem një pushues nga Kosova

admin

Rusia pezullon një marrëveshje me Shqipërinë

admin

Leave a Comment