Moti sot do të jetë kryesisht me diell me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Në mëngjes në rrjedhën e poshtme të Vardarit do të ketë kushte për vranësira të ulta afatshkurta. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 7 gradë, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 17 deri 22 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale dhe me erë të lehtë jugore. Temperatura minimale do të bie deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të shkojë deri 22 gradë.
Sipas DPHM-së, deri të hënën temperaturat e ditës do të jenë relativisht të larta, përveç se të shtunën kur në pjesët veriore do të jetë më freskët dhe do të ketë vranësim kalimtar me kushte për paraqitje të shiut afatshkurtër dhe bubullima të rralla. Nga e hëna do të ketë vranësira të rritura dhe reshje të shiut, përkohësisht më intensive, me erë të përforcuar së pari jugore, ndërsa pastaj me erë veriore e cila do të fryjë disa ditë dhe e cila do të shkaktojë rënie të dukshme të temperaturave.