SHOWBIZ

Vaksinat kundër COVID-19 nuk ndikojnë në ciklin menstrual, zbulon studimi

Vaksinat kundër COVID-19 nuk shkaktojnë ndërprerje në periodat e grave, sugjeron një studim i ri.

Hulumtimi i udhëhequr nga Universiteti i Edinburgut zbuloi se virusi mund të çojë në disa ndryshime, duke përfshirë gjatësinë e ciklit dhe rregullsinë e periodave të tyre, si dhe sasinë e gjakderdhjes menstruale. Sipas studimit, rreth një në pesë gra të vaksinuara kanë raportuar ndryshime në periodat e tyre pas një vaksine kundër COVID .

Por studimi zbuloi gjithashtu se vaksina duket se nuk ka asnjë efekt kur krahasohen njerëzit e vaksinuar dhe të pavaksinuar.

Studiuesit anketuan pothuajse 5000 gra të vaksinuara para menopauzës në Mbretërinë e Bashkuar, në mars 2021. Rezultatet zbuluan se 82% e grave nuk raportuan asnjë ndryshim menstrual.

Ndërsa 6.2% raportuan më shumë ndërprerje gjatë cikleve të tyre dhe 1.6% raportuan më pak ndërprerje. Rreth 10% raportuan ndryshime, nga këto 18% – ishin në rrezik më të lartë për shkak të pirjes së duhanit, të prekura më parë nga COVID-19, ose nuk përdornin kontraceptivë që përmbajnë estradiol, si p.sh. pilulat kontraceptive të kombinuara.

Studiuesit shikuan gjithashtu një grup më të gjerë prej 12,579 grave të vaksinuara dhe të pavaksinuara. Grupi përfshinte 3,635 gra të vaksinuara që nuk kanë pasur kurrë COVID-19 dhe 1,354 që kishin virusin.

Studimi vëzhgoi gjithashtu 1,802 gra të pavaksinuara që kishin virusin në të kaluarën dhe 5,788 gra që nuk ishin as të vaksinuara dhe as të diagnostikuara më parë me COVID-19.

Pra, cili ishte rezultati?

Rezultatet zbuluan se vetëm vaksinimi nuk çoi në ndryshim të periodave.

Dr Jackie Maybin, një nga autorët e studimit nga Universiteti i Edinburgut, tha: “Rezultatet tona janë siguruese që vaksinimi kundër COVID-19 nuk shkakton ndryshime në lidhje me menstruacionet”.

Studimi u drejtua nga Universiteti i Edinburgut dhe u botua në revistën iScience. Studiuesit nga universitetet në Edinburg, Montpellier, Oxford, Bristol dhe Exeter ekzaminuan rezultatet e sondazhit.


Top Channel

Related posts

Olta u kujdes kur ai ishte sëmurë/ Luiz: E bëri për lojë, donte të dukej mirë tek publiku! Arbër Hajdari: Sjellja e Kiarës arrogante

admin

106-vjeçare nga Filipinet, modelja më e vjetër e kopertinës së famshme Vogue

admin

Ngjalli debat me iluzionin viral të fustanit/ Burri që bëri ‘lëmsh’ internetin akuzohet se tentoi të vriste gruan

admin

Leave a Comment