SHOWBIZ

Chris Maritin zbulon se ha vetëm një vakt në ditë për arsye xhelozie

Chris Martini Coldplay, 46 vjeç, ka zbuluar se ai ha vetëm një vakt në ditë pasi vuri re se Bruce Springsteen, 73 vjeç,  ‘ishte në formë më të mirë se ai’.

Chris shpjegoi se vendosi të reduktonte ushqimin pasi u bë xheloz për fizikun e mahnitshëm të këngëtarit, në podkastin Needs A Friend të Conan O’Brien.

Kur u pyet nëse kishte darkuar me ndonjë yll të madh kohët e fundit, ai tha: “Unë në fakt nuk ha më darkë. Unë ndalova së ngrëni në katër dhe këtë e mësova nga dreka me Bruce Springsteen”, tha ai.

Ylli i Head Full of Dreams shtoi se ishte i mahnitur nga trupi i Bruce dhe vendosi ta pyeste se si qëndron në formë kaq të shkëlqyer gjatë një drekë që ata ndanë pasi performuan së bashku në Lincoln Financial Field në Philadelphia, Pennsylvania, qershorin e kaluar.

“Unë isha në një dietë vërtet të rreptë gjithsesi. Por unë mendoja, ‘Bruce duket edhe më në formë se unë,’” vazhdoi ai.

Chris më parë ka folur për një dietë 6:1 në vitin 2016, e cila përfshin ngrënien e gjashtë ditëve në javë dhe agjërimin në ditën e shtatë duke konsumuar vetëm ujë.


Top Channel

Related posts

Kënga shqipe më e dëgjuar në YouTube, “Bonbon” e Era Istrefi arrin shifër marramendëse

admin

Nëna e Leonardo da Vinci-t ishte skllave e bardhë, e trafikuar nga Kaukazi në Itali, thotë studimi (fotot)

admin

Këto gjërat nuk duhet t’i bëni kurrë në një kompjuter pune

admin

Leave a Comment