SHQIPËRI

Rama takohet me Sunak/ Kryeministri britanik: Progres në ndëshkimin e emigrimit ilegal, do bashkëpunojmë edhe në fusha të tjera

Kryeminstri Edi Rama ndodhet sot në Londër në një takim zyrtar me kryeministrin britanik Rishi Sunak, takim i parë i këtij lloji mes dy qeverive.

Gjatë fjalës së tij në takimin me Ramën, kryeministri britanik u shpreh se mezi pret të ketë bashkëpunim me Shqipërinë dhe së është i lumtur për progresin që është bërë në lidhje me ndëshkimin e emigrimit të jashtëligjshëm.

Sunak tha se përveç çështjes së emigrimit me homologun shqiptar do të diskutojë edhe për bashkëpunimin ekonomik, tregtinë si edhe në fushën e sigurisë, specifikisht mbi sulmet kibernetike

“z.Rama kënaqësi t’ju mirëpresim në Britani, në Downing street. Britani dhe Shqipëria kanë tashmë një partneritet të ngushtë dhe po pres me padurim që ti forcojmë edhe më tej ato marrëdhënie me ju sot. Gjatë vitit të kaluar ne biseduam për të ndëshkuar emigrimin e paligjshëm dhe jam i lumtur për progresin që kemi bërë në atë drejtim. Do ta diskutojmë më shumë edhe më vonë. Dua gjithashtu të diskutoj me ju për bashkëpunimin ekonomik, tregtinë si edhe në fushën e sigurisë, specifikisht mbi sulmet kibernetike të cilat ju keni kaluar. Për të gjitha këto dhe më shumë jam i lumtur që do të diskutojmë së bashku, pro së pari kënaqësi që ju pres këtu.”– u shpreh Sunak.

Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë zyrtare treditore në Britani, ku në fokus të diskutimeve me zyrtarët britanikë janë diskutimet për çështjet e emigrantëve të paligjshëm dhe rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve.


Top Channel

Related posts

Dita e dytë e vizitës në Greqi/ Rama pjesë e Forumi Ekonomik: Të rrisim bashkëpunimin

admin

Vuçiq diskuton me Cholletin, Kosova temë diskutimi

admin

“Fushatë me kosto të ulët”/ Veliaj: Paratë që jep KQZ do t’ia kthejmë komunitetit me investime

admin

Leave a Comment