AKTUALE

Fatmir Dehari uron besimtarët mysliman me rastin e muajt të shejtë të Ramazanit

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka uruar besimtarët mysliman me rastin e muajt të shejtë të Ramazanit.

“Njeriu për nga natyra është edhe i tillë i krijuar, kur qëndron pa ushqim e pije, e kupton ndjesinë e varfërisë, ngjan ndjenjën e përkujdesjes dhe solidaritetit”- ka theksuar Dehari.

Ja postimi i plotë:

Muaji i begatë i Ramazanit është një ndër faktorët më social dhe ndikues në psikologjinë e njeriut.
Ky muaj të cilin e mirëpresim paraqet bashkimin e insitucionit familje në një sofër të përbashkët në këtë periudhë dinamike të botës në të cilën jetojmë.
Njeriu për nga natyra është edhe i tillë i krijuar, kur qëndron pa ushqim e pije, e kupton ndjesinë e varfërisë, ngjan ndjenjën e përkujdesjes dhe solidaritetit.

Humanitati, solidariteti dhe mirësjellja në këtë muaj dhe jo vetëm, janë vlerat për të cilat ne të gjithë thirremi dhe në emër të tyre edhe sakrifikojmë.
Në emër të qytetarëve të Komunës së Kërçovës, Këshillt Komunal dhe administratës, ju qoftë për hajr muaji i mundësive, ndryshimit, devotshmërisë dhe agjërimit.

Banner

Related posts

Të premten VLEN në iftar te Kurti! A po bëhet “𝗩𝗟𝗘𝗡 𝟮.𝟬” me në krye Taravarin, apo kjo do të jetë darka e fundit e përbashkët e liderëve?

Gjyla Halili

Tragjedia në Koçan/ Arrestohen ish ministrat e Ekonomisë

Gjyla Halili

Luan Veliu dhe bashkëveprimtarët në Prishtinë për ngushëllime te familja Brovina

Gjyla Halili

Leave a Comment