SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski
Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për një përbërje më të mirë qeveritare, si dhe për respektimin e statutit të partisë dhe konsultime të rregullta me degët e saj. E gjithë atmosfera që ndezën këto “të zjarrtë” në opinion i bëri dëme të mëdha BDI-së dhe liderit të saj. Nga aty mund të konstatohet se qëllimi i tyre përfundimtar ishte rrëzimi i liderit Ali Ahmeti dhe marrja e partisë.
Arsyet janë të thjeshta. Ata janë të pakënaqur me faktin që janë përjashtuar, që janë ish-a.
Nëse këtë nuk e kanë kuptuar deri më tani, se janë të larguar në heshtje, por që ende mund të jenë të dobishëm, në mitingun e fundit të Çair, Ahmeti me zë të lartë ua kujtoi se do t’i fryjë nga partia me uraganin që do t’ua përgatisë.
Ata duhet të jenë të vetëdijshëm se e kanë kryer shërbimin e tyre dhe se janë bërë barrë për modernizimin e partisë, sepse për shumë prej tyre vlera e vetme ishte se kanë qenë luftëtarë të UÇK-së.
Dhe nuk është se nuk patën shanse në pushtetin ekzekutiv, por u treguan rezistent ndaj aferave të dashurisë dhe biznesit, ndaj ryshfetit dhe korrupsionit, dhe ç’është më e rëndësishme, ishin të papërgatitur për strategjinë e re që e përgatiste Ahmeti.
Para së gjithash, dhelpra plak gjykoi se ishte koha për të lënë pas të kaluarën ushtarake dhe nga BDI të krijojë një parti moderne, të ribrenduar dhe të rinovuar me kuadro të ri të arsimuar, të gatshëm për të marrë pushtetin ekzekutiv dhe për ta udhëhequr atë në një mënyrë tjetër nga ajo i krijuar deri atëherë, kur ministrat shqiptar kryesisht kujdeseshin vetëm për interesat shqiptare.
Tani ata kanë marrë një detyrë të re, të jenë ministra në detyrë mbi të gjitha të shtetit dhe të punojnë në interes të të gjithë qytetarëve, pavarësisht se cilit komunitet etnik i përkasin.
Përkatësisht, Ahmeti shumë shpejt iu përshtat strategjisë së Zoran Zaevit “një shoqëri për të gjithë”, duke kuptuar se nuk ka interes më të madh për shqiptarët sesa anëtarësimi në BE dhe NATO. Çdo gjë tjetër për të cilën ka luftuar më parë BDI-ja, si dhe të gjitha partitë e tjera shqiptare, është margjinale në raport me idenë e madhe evropiane.
Ministrat e BDI-së tani menaxhojnë pothuajse sektorët më vitalë të shtetit si ekonomia, financat dhe politika ndërkombëtare. Dhe pikërisht me këtë lloj protagonizmi Ahmeti krijon bazën për të kërkuar një Kryeministër shqiptar, por edhe president të vendit.
Nuk do të jetë çudi nëse pikërisht nga rradhët e ministrave aktual fshihen edhe personalitetet për këto pozicione.
Dhe “të zjarrtët” i sulmojnë me kaq naivitet pikërisht ata. Edhe pas njëzet vitesh me Ahmetin nuk e kuptuan misionin e tij. Saktë, ai është misionar. Dhe mund të thuhet se ndonëse është vetëm lider partiak i një partie minoritare në Maqedoni, ai është një lojtar i tillë në skenën politike saqë mund të jetë partner i denjë i pushtetarëve të rajonit si Vuçiq, Rama apo Kurti.
I fundit nga lista jo rastësisht u takua me Ahmetin në Ohër, para se të mbahej takimi trepalësh në të cilin u miratua aneksi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Dhe nuk mund të tërhiqem nga ndjesia se e gjithë paketa e përzgjedhjes së vendit për ato takime dhe bisedime (përfshirë edhe atë Kurti-Ahmeti) nuk ishte nën regji “të të mëdhenjtë” dhe ishte e rastësishme.
Prej aty, të “zjarrtët” nuk kanë shumë opsione për të ndjekur.
Njëra është të palosin bishtin dhe të shkojnë te lideri për pajtim dhe të kërkojnë falje për të mbetur në parti si anëtarë pa funksion.
Ose nëse duan të qëndrojnë në politikë, le të krijojnë partinë e tyre. Por nëse zgjedhin opsionin e dytë, duhet të jenë të vetëdijshëm se ai mund të zgjasë deri në konferencën e parë për shtyp, dhe më pas të zhduket dhe pastaj do të zhduken edhe ata. Ata padyshim janë gati për opsionin e dytë sepse tashmë po paralajmërojnë bashkëpunim me parti të tjera shqiptare. Por sa fuqi politike do të jenë për të pasur kapacitet koalicioni do të dihet vetëm në zgjedhjet e ardhshme, që sipas tyre duhet të jenë në kohën e rregullt.
Qëndrimet janë të autorit. E marrë nga Рацин