AKTUALE

Universiteti i Tetovës dhe kompania Alpak – Eko nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, bashkë me Prorektorin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Dr. Shefik Shehu dhe drejtoreshën e Parkut Teknologjik, Mr. Sc. Artina Kamberi, e pritën në takim pune drejtorin e kompanisë Alpak – Eko SHPK Shkup, z. Fatmir Ejub dhe bashkëpunëtorin e tij, z. Besnik Ademi.

Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim ku palët kanë interesa të përbashkëta në shkëmbimin e përvojave dhe njohurive shkencore – profesionale; përgatitjen e programeve të përbashkëta për aftësimin dhe avancimin shkencor – profesional të kuadrove inxhinierike – teknike; përgatitjen e projekteve të përbashkëta për edukim në fushën e menaxhimit me mbeturinat dhe aktivitete të tjera në fushën e mjedisit jetësor, financuar nga Alpak-Eko SHPK Shkup dhe implementuar nga stafi akademik dhe studentët e Universitetit të Tetovës.

Mes tjerash marrëveshja parasheh që palët të bëjnë organizimin dhe realizimin e konferencave profesionale shkencore, seminare, tryeza të rrumbullakëta, punëtori, shkolla verore e tjera. Po ashtu rëndësi do t’i kushtohet edhe bashkëpunimit në fushën e realizimit të programeve edukativo – arsimore dhe realizimit të punës praktike për ciklet studimore deridiplomike, postdiplomike dhe doktoraturë.

Banner

Related posts

“Poligraf”: Dezinformatë është se përveç Vankovskës, kandidatët për president nuk kanë program

Gjyla Halili

Lidhja Shqiptare në Botë thirrje për mobilizim: Prekja e UÇK-së është prekja e dinjitetit kombëtar

Gjyla Halili

Arta Bilalli Zendeli reagon VLEN-it: Nuk e korruptoni dot vrullin rinor e kombëtar me statuse Ju Vlen- Karakamishian

Gjyla Halili

Leave a Comment