AKTUALE

BASHKËSIJA SHQIPTARE E SLLAVONIS DHE BARANJËS

Të dashur bashkatdhetarë.

Jam tejet i konsternum me faktin se si askush nuk reagon së paku ,për faktin që diaspora Shqiptare e Kroacis është ndar dhe nuk është kompakte sikur që ka qen para kësaj udhëheqsije .Shkaku i  familijarizmit ,malverzimeve të lloljllojshme, kërcnimeve të llojllojshme  me struktura të ndryshme të shtetit , ndaj atyre Bashkësive  të cilët nuk mendojn sikur udheqsit e UNIONIT unë tash reagoj  .

 Kam mendu dhe kam kritiku me të madhe punën dhe devijimet në pun dhe sjelljet  e TON MARKUT ,të cilat të kuptohemi ishin evidente por jo katastrofale dhe shkatruse si tash . Kur në mandatin e ti nuk ka pas kësi ndarje dhe devijime katastrofale,shkatruse morale dhe atdhetare ndër Shqiptarët e Kroacis,gjithmon ka egzistu harmonija mes Bashkesive dhe moskuptimet mes tyre jan evitu menjëher.  Tash  ndarjet mes Shqiptarëve në diasporën e Kroacis,   prodhohen qëllimisht për  të shkatru  unitetitin kombëtar në Kroaci vetëm e vetëm të mund të sundojnë  , ta përdori një thënje popullore kroate “ZAVADI PA VLADAJ”Ai ja ka arit qëllimin në mynyr të thjesht ,duke prodhu delegat të ri duke themelu   bashkësi në qytete të vogla me 5 000 deri në 10000 banor,aty ku nuk ka mund te veproj ,ai (mendohet QOLLAKU ME SHOK) ka formu bashkësi me tre themelus dhe keshtu jau ka mar delegatet e Bashkesis tjeter(kjo ka ndodh ne OSIJEK).Me formimin e këtyre bashkësive dhe financimin e tyre ai i ka bër bashksit e veta private me delegat privat ku në momentin e caktum sikur që është ky tash me ngritjen e dorës me votë do tja arin ti pershtat nenet e STATUTIT të UNIONIT për qëllimet e klikes dhe shoqris së interesit materijal   si funkcionon UNIONI tash.

Nuk mund të jet KRYETAR I UNIONIT njeriu me vlera të ulta morale ,kur rrenen e paraqet si te vertet , shetitja dhe prezentimi  i ti me uniformë të Gjeneralit të USHTRIS KROATE dhe njekosisht KRYETAR i UNIONIT per mu ka qen fundrina morale e nje njeriu.Tash bajn hajgare Kroatet me ne dhe  kangen LIJEPE ŽENE HODAJU KROZ GRAD   e kan ndryshu dhe tash asht LAŽNI GENERALI HODAJU KROZ GRAD .Qdo emision televiziv qoft ai Kroat ,Kosovar, Shqiptar, Esad Qollaku dhe shoket e ti pjestar te emisionit kan plasu rren klasike.

-Nuk mund te jet me Kryetar njeriu me nivel shkollor të dyshimt , me një kultur primitive të sjelljes ndernjerzore  .

Shtroj një pytje të hapur????

 Pse nuk jan të kyqur Shqiptarët pjestarët e komunitetit ton nga Maqedonija e Veriut ,pse ata me ardhjen e kësaj klike u anashkaluan dhe në mynyr perfide u larguan nga Bashkesit në pergjithsi ,mos mendoni  vall që KOSOVARËT e kan me TAPI vendin e kryetarit te UNIONIT a nuk e mendoni vet faktin që ata si pjes e diasporës jan 2/3 e numrit të diasporës son në KROACI ????? Kush është mar me kët problem ???? nëse ju nuk e shifni un e shof si problem ndarës. SERBET e kan pas gjithmon nga një Shqiptar me vedi për  t pame ,ashtu edhe Unionistët i kan disa vet të cilët jan të blen për me dal „n syret“ ???? kuptohet.

Kush ja dha te drejten Kryetarit të UNIONIT që në emër të diaspores son ti ndertpren  mardhanjet institucionale  me Ambasadën e SHQIPERIS ,a mund ta ben ket nje INTELEKTUAL ???? jo se arsya është niveli i kuptimit të cilsis kombtare dhe nivelit arsimor i individit, qka KRYETARI I UNIONIT nuk i posedon.

Pas mledhjës së UNIONIT me 24 Fror dhe lajmit se Esad Qollaku po përgatitet të kandidohet sërish për kryetar të UNIONIT edhe pse është në kundërshtim me STATUTIN e Unionit, më duhet të reagoj si pjestar i diaspores  SHQIPTARE në Kroaci. Nëse do te ndodh kjo qka e shpreha lart dhe ESAD QOLLAKU te zgjidhet prap me an të marketingut zgjedhor, un do të jem iniciator i formimit të UNIONIT TË RI me ndoj emër të përshtatshëm sipas normave ligjore për formimin e tyre në R.e Kroacisë.

Të nderum bashkatdhetar ardhmerija është te të rinjet tan në Kroaci ¨të cilet jan pjes e nivelit intelektual Europan. Mjaft ma me njerz te shekullit 19 ,me rrenca me kapadahi.KOHA ASHT  PËR NDRYSHIME.

Me rrespekt të posaqëm të rinjve ,ZOTI JU BEKOFT.

Valpovo  21.03.2023                                             Kryetari- Enver Reçica

Related posts

Drejtori i MEPSO Burim Latifi avanson në pozita udhëheqëse dy shqiptarë që shkollimin e kanë kryer me mesatare 10.00

Gjyla Halili

Aferdita Dreshaj nis pushimet verore, pozon e lumtur përkrah bashkëshortit të saj

admin

Osmani ka dërguar mesazhe ngushëllimi tek Dendias dhe populli grek

admin

Leave a Comment