SHOWBIZ

Britanikja e moshuar shet për 170,000 paundë shtëpinë që bleu për vetëm £200 një shekull më parë (fotot)

Një grua e moshuar ka shitur shtëpinë e saj Somerset në perëndim të Anglisë, ku kishte jetuar prej më shumë se një shekulli, shkruanin sot mediat vendase.

Nancy ‘Joan’ Gifford kishte lindur pak pas fundit të Luftës së Parë Botërore dhe së fundmi festoi ditëlindjen e 104-rt.

Gruaja që jetoi mes Luftës së Dytë Botërore, shpikjes së televizionit dhe zbulimit të varrit të faraonit Tutankhamun, kishte nxjerrë shtëpinë në shitje, çmimi i së cilës ka arritur në 170 000 paundë.

Familja e saj raportohet se kishin blerë banesën për vetëm 200 paundë në vitin 1921.

I biri i zonjës Gifford, i cili jeton ende aty, tha për mediat: “Kur isha i ri në këtë rrugë kishte shumë familje të mira dhe ne të gjithë e njihnim njëri-tjetrin”.

“Kemi kaluar një fëmijëri të bukur, duke vrapuar nëpër fusha, duke kërcyer nëpër pellgje e duke notuar në lumë, shumë gjëra nga këto fëmijët nuk i bëjnë dot sot”.

“Asokohe të gjithë fëmijët e njihnin njëri-tjetrin, shtëpitë rrinin hapur. Ishim të varfër por të lumtur”.

Përfaqësuesit e shitjeve Holland e Odam thanë se shtëpia është ndërtuar në vitin 1882 dhe fillimisht kishte një pus për të gjithë rrugën.

Kur familja e zonjës Gifford u vendos aty, ajo ishte vetëm dy vjeçe dhe tualeti ishte jashtë.

Ajo u njoh me bashkëshortin e saj Bert në fund të viteve 1930- të teksa shëtiste në fshatin e Glastonbury.

Ata u martuan në nisje të Luftës së Dytë Botërore në 1939, deh lindën dy fëmijë së bashku.

Përkeqësimi i shëndetit detyroi zonjën Gifford të nxjerrë shtëpinë në shitje dhe të vendoset në shtëpinë e kujdesit, edhe pse vendi është i mbushur me kujtimet e të gjithë jetës.

Përfaqësuesii agjensisë së shitjes Jack Bartram, reflektonte mbi mundësinë e rrallë: “Në blejmë e shesin shtëpi përditë por rrallëherë hasim diçka me një histori të tillë, siç është kjo e zonjës Gifford.

“Nuk ka shumë njerëz që jetojnë deri në 104 vjeç, jo më pas të kenë jetuar në të njëjtën shtëpi për 102 vjet”.

“Banesa ka shumë kujtime për zonjën Gifford e familjen e saj, por tani është koha që një tjetër familje të krijojë kujtimet e saj”.