AKTUALE

Berisha prezanton kandidatin për Bashkinë e Selenicës: Shqipëria po pakësohet në mënyrë të frikshme, 80% e qytetarëve që largohen janë të rinjtë

Banner

Nga Selenica, Sali Berisha ka prezantuar kanidatin për kryetar bashkie, Leonard Rakipajn. Ndër të tjera Berisha foli dhë për fenomenin e largimit të popullatës nga Shqipëria, ku tregon se 80% e të larguarve, janë të rinjë. Berisha thekson se Shqipëria gjendet në një monizëm të plotë njësoj si në vitin 91′, një monizëm që bazohet në krimin dhe vjedhjen dhe nuk e ka bazën e tij në doktrinën marksiste-leniniste, shton Berisha.

 

Berisha: Momenti në të cilin mblidhemi është një moment thirrje, kushtrimi për secilin prej nesh, për çdo shqiptar. Pasi shoqëria shqiptare, populli i Shqipërisë përjeton në njëfarë mënyre një nga momentet më dramatike të historisë tonë. Përjeton një moment në të cilin ne, po pakësohemi dhe po shkretëtohemi me një shpejtësi. 80% e të larguarve nga Shqipëria, janë të rinj, kjo e thellon më shumë dramën, katastrofën tonë. E vërteta është se të humbasësh 80% të të rinjve, ke humbur një gjeneratë të tërë.

 

Sëpari, ju jeni njerëz politik. Përgjigja e parë që japim është kjo, sot njësoj si në vitin 91’ jemi në monizëm të plotë. Rama kontrollon 10% më shumë pushtete se Ramiz Alia në 91’. Gratë dhe burrat që njohën diktaturën komuniste, formën më të egër, e dimë se çfarë fatkeqësie kombëtare është monizmi. Monizmi prodhon dhunim, shtypje, varfëri, prodhon tjetërsim. Ky është monizmi i ri që përjetojmë. Ky monizëm nuk bazohet në doktrinën marksiste-leniniste për t’u internuar. Ky monizëm bazohet në krimin dhe vjedhjen.

Banner

Related posts

Zejdi porosi VLEN-it: Ju s’VLENI, s’keni kapacitet t’i afroheni e jo t’i fitoni zgjedhjet!

Gjyla Halili

Ministri Tripunovski: Çdo rajon ka potencialin e vet bujqësor

Gjyla Halili

Kasami: Populli ka vendosur për NDRYSHIM! Arbeni për President!

Gjyla Halili

Leave a Comment