SHOWBIZ

Ftesë në 5/ Shoqja e Kejsit: Kristi s’u tregua burrë, Lorenci ta ëndërrojë të ketë qenë me Kejsin

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Esi Sinanaj, mikesha e ngushtë e Kejsi Medinit.

Përmes një lidhje Skype nga Spanja ajo tregoi se kishte qenë me Kejsin deri në momentin që ajo u bë pjesë e Big brother Vip Albania.

Esi pohoi se në fillim e mbështeti lidhjen e saj me Kejsin, duke e konsideruar totalishte të sinqertë përfshirjen e Kejsit.

Sa i përket distancimit të tyre, ajo tha se priste më shumë nga Kristi.

“Prisja më shumë nga Kristi. Prisja një mashkull që do reagonte dhe s’ do e pranonte aq kollaj ndarjen. Ai u tregua i ftohtë dhe dukej sikur atë qëllim kishte pasur , thjesht po priste t’ia thoshte Kejsi.”, tha ajo.

S ai përket thashethemeve për një lidhje të shkuar mes Lorencit dhe Kejsit, Esi deklaroi:

“Lorencin e ka shok. E kemi të njohur të përbashkët. S’ ka pasur lidhje me Lorencin. Mediat e kanë bërë publike për të shitur lajmin. Futja e Lorencit e konfuzoi situatën me njerëzit që  komentojnë dhe jam e lumtur që Kejsi s’ i sheh ato komente. S’ di kush po e përdor këtë lajm për famë, sepse kush s’ do donte të ishte ish- dashuri i Kejsit.


Top Channel

Banner

Related posts

Foto/ Shtëpia e saj u përfshi nga flakët, Caterina Scorsone tregon se kishte dy minuta kohë për të shpëtuar vajzat

admin

Top 10 futbollistet më të bukura të Kupës së Botës për femra, në listë edhe një shqiptare

admin

Peshqirët, kozmetikën dhe aparatet e rrojës assesi nuk bën t’i mbani në banjë

admin

Leave a Comment