AKTUALE

Ahmeti pas tubimit në Çair: Mu bë zemra mal

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka reaguar në mëngjesin e sotëm pas takimit që mbrëmë pati me strukturat e Çairit.

Në “Facebook”, Ahmeti fillimisht ka falënderuar çairasit për mikëpritjen e ngrohtë vëllazërore dhe më pas ka thënë se tubimi i mbrëmshëm ishte thirrje e sinqertë për të gjithë që të bashkohen me ne drejt Europës.

“Faleminderit nga zemra Çair për mikëpritjen e ngrohtë vëllazërore! Mu bë zemra mal t’ju shoh në numër aq të madh dhe të gatshëm për të ngadhënjyer në kauzën e rradhës përparimtare të integrimit tonë europian. Tubimi i mbrëmshëm ishte thirrje e sinqertë për të gjithë që të bashkohen me ne drejt Europës, rrugë tjetër më të mirë e më të sigurt për ardhmërinë e vendit nuk ka!”, ka shkruar Ahmeti.

https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/pfbid048X3fEET9hnEWexUrH21bzdxr6RNRtmNRVAMo1oceVQjR1mGJUjX4VL6FU4tKBBel

Banner

Related posts

Nesër në Brindizi, një tjetër iniciativë diplomatike bëhet realitet

admin

Prokuroria dhe MPB nënshkruajnë protokoll bashkëpunimi

admin

Diskoteka ORA sjell spektaklin më të madh shqiptar në Detroit/ Dy yje, një skenë: Asim Gashi & Leonora Jakupi

Gjyla Halili

Leave a Comment