AKTUALE

TAKIMI ALI AHMETI – ALBIN KURTI ORË E MADHE E HISTORISË

Pamjet nga Ohri më 18 Mars 2023, që në mëngjes, ishin pamje madhështore dhe do të mbeten pamje historike!

Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti e priti në Ohër, vëllaun e tij nga Kosova, Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti!

Momente të tilla epike, të takimit të udhëheqësve të një gjaku e të një gjuhe, pritja dhe përqafimi vëllazëror, historia lavdimadhe e popullit shqiptar, do t’i mbajë të pashlyera në memorien e kombit!

I tërë planeti njerëzor ishte i fokusuar atë ditë në Ohër, ku do të mbahej dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizim të raporteve Kosovë – Serbi!

Përshëndetja e ngrohtë dhe vëllazërore, kuvendimi i burrave të mëdhenj të kombit Ahmeti – Kurti, përbëjnë prototipin e fotografive më të arrira të shekullit të ri shqiptar, ato fotografi që u shpërndanë e që e pushtuan tërë botën, përquan mesazhin e madh të parë dhe unik, për unitet të popullit shqiptar në Maqedoni të Veriut, në Kosovë, në Shqipëri, në Mal të zi e në Luginë të Preshevës!

Ish – Kryeqyteti i Bullgarisë, qyteti i Ohrit në Maqedoninë e Veriut, më 18 Mars 2023 ishte arena e madhe gladiatore ndërkombëtare e Kosovës dhe Serbisë, që për një çast e kishte lënë nën hije edhe luftën Rusi-Ukrainë!

Pas përfundimit të takimit kokë me kokë me Udhëheqësin e popullit shqiptar, me vëllaun e Tij Ali Ahmetin, Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, morri mbështetjen e Tij vëllazërore, me mesazhin e madh e historik se:
“…Dëgjoje Ameriken, se Amerika kurdoherë që na ka përkrahur, gjithmonë mirë na ka dalur…”!

Pritja që rezervoi në Ohër Ali Ahmeti për Albin Kurtin!
Qëndrimi i Ali Ahmetit tërë ditën në Ohër, në ambientet ku mbahej dialogu Kosovë – Serbi, intervistat e Tij për agjensitë e ndryshme botërore të lajmeve në mbeshtetje e në përkrahje të delegacionit të Kosovës, që kryesohej nga Kryeministri i Kurti dhe në fund në orët e vona të mbrëmjes prezenca e Tij, gjatë konfirmimit të rezultateve të bisedimeve dhe arritja e marrveshjes, ishte edhe maratona embrionale e udhëheqjës së të mdhenjëve!

Të tilla pamje sikur takimi Ali Ahmeti – Albin Kurti në Ohër, nuk i ofrohen shpesh historisë, ato janë e mbeten të rralla, por ato gjithmonë e ushqejnë të ardhmen e rrugës së ndritur të kombit tonë!

Të gjithë duhet ta dijnë, se Ali Ahmeti e Albin Kurti me takimin e tyre para fillimit të dialogut Kosovë – Serbi në Ohër, bënë histori!

Prandaj të gjithë njerëzit e penës, të politikës e gazetarisë, të artit e të kulturës, të historisë, të shkencës por edhe të fushave të ndryshme, duhet të shkruajnë për këtë eveniment të madh kombëtar e ndërkombëtar!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 21 Mars 2023!

Related posts

Partitë politike të mërkurën do ta nënshkruajnë Deklaratën për zgjedhje korrekte, të lira dhe demokratike

Gjyla Halili

Izet Mexhiti mbledh nënshkrimet për formimin e partisë

admin

SKANDAL – VLEN-VMRO fshin diasporën dhe vendet rurale në ndarjen e mjeteve për komunat!

Gjyla Halili

Leave a Comment