SHQIPËRI

Vizita në Greqi/ Kryeministri Rama takohet me homologun Mitsotakis

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë dy ditore në Athinë, ku çeli edhe ekspozitën e tij personale.

Kreu i qeverisë takoi kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, ndërsa vijon darka e punës në selinë qeveritare “Maksim”.

Dy delegacionet do të kenë bisedime dypalëshe lidhur me temat e hapura në marrëdhëniet dypalëshe.

Rama ka marrë në delegacion ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, ndërsa të martën do të mbahet edhe forumi ekonomik ku do jenë të kompani të mëdha që veprojnë në të dyja vendet.

Ekspozita e Ramës u inaugurua prej Nikos Dendias në “Zapion Megaro” të kryeqytetit grek, ndërsa ministri i Jashtëm e vlerësoi Edi Ramën si artist, por edhe si politikan.

Janë 33 punime të krijuara që prej vitit 2015 dhe 15 punime të vitit 2023. Veç pikturave, në ekspozitë ka edhe disa punime qeramike.


Top Channel

Banner

Related posts

“Do diferencohen studentët e mjekësisë që do ikin në Gjermani”/ Rama: Autonomia spitalore do shtojë të ardhurat për mjekët

admin

Sherr në një dasmë në Shqipëri, 18-vjeçari ther pesë herë me thikë 25-vjeçarin

admin

“Kam mesazhe erotike”/ Berisha: S’jam si kryetari juaj, nuk ndërroj gruan çdo fushatë elektorale

admin

Leave a Comment