SHOWBIZ

Gjen dashurinë në moshën 92 vjeçare, manjati amerikan martohet për herë të pestë: E dija se kjo do të ishte e fundit!

Manjati mediatik Rupert Murdoch ka njoftuar fejesën me partneren e tij Ann Lesley Smith, një ish-oficere policie.

Murdoch, 92-vjeç dhe zonja Smith, 66-vjeç, u takuan në shtator në një event në vreshtin e tij në Kaliforni. Biznesmeni u shpreh në një prononcim për New York Post se: “Kisha frikë të dashurohesha – por e dija se kjo do të ishte e fundit. Më mirë të jetë. Jam i lumtur.”

Rupert Murdoch u nda me gruan e katërt, Jerry Hall, vitin e kaluar. Ai i propozoi zonjës Smith në ditën e Shën Patrikut, duke vënë në dukje se “një e katërta e tij ishte irlandeze”, dhe kishte qenë “shumë nervoz”.

Bashkëshorti i ndjerë i zonjës Smith ishte Chester Smith, një këngëtar i kantri dhe ekzekutiv i radios dhe televizionit.

Për ne të dy është një dhuratë nga Zoti. Ne u takuam shtatorin e kaluar”- tha ajo për New York Post, duke shtuar se: “Unë jam një e ve prej 14 vitesh. Ashtu si Rupert, burri im ishte një biznesmen… Kështu që unë flas gjuhën e Rupert. Ne ndajmë të njëjtat bindje.”

Murdoch, i cili ka gjashtë fëmijë nga tre martesat e tij të para, shtoi: “Ne të dy po presim me padurim të kalojmë gjysmën e dytë të jetës sonë së bashku”.

Dasma do të bëhet në fund të verës dhe çifti do të kalojë kohën mes Kalifornisë, Montanës, Nju Jorkut dhe Britanisë së Madhe, raporton BBC.

Murdoch ishte i martuar më parë me stjuardesa australiane Patricia Booker, gazetarja me origjinë skoceze Anna Mann dhe sipërmarrësja me origjinë kineze Wendi Deng.


Top Channel

Related posts

Ish-gardiani shpjegon pse oficeret femra ‘përfundojnë shpesh në lidhje intime’ me të burgosurit në Britani (fotot)

admin

Shtatë shenjat e hershme që tregojnë se keni probleme me kockat

admin

A e dini se si ndikon uji i detit në shëndetin tonë?

admin

Leave a Comment